Rast studimor për reformën në financimin e arsimit parashkollor
Shtator 11, 2018
Krijohet në Bulqizë Këshilli i Sigurisë
Shtator 26, 2018

Projekti i USAID-it mbështet grupet rinore në Bulqizë dhe Cërrik nëpërmjet veprimtarive të ndryshme gjithëpërfshirëse, krijuese dhe argëtuese e ndërgjegjësuese në mjediset shkollore dhe jashtë saj me qëllim forcimin e komuniteteve vendore. Ekspertët e Projektit të USAID-it në bashkëpunim me vullnetarët e Korpusit të Paqes organizuar një ditë fushore me veprimtari të ndryshme sportive me Bordin Rinor të Bulqizës. Shumë anëtarë të këtij bordi morën pjesë në këtë veprimtari argëtuese-sportive duke forcuar edhe më shumë lidhjet me njëri tjetrin me anë të ushtrimeve dhe veprimeve që krijojnë frymën e grupit dhe ekipit.

Lojërat e shumta dhe veprimtaritë e tjera argëtuese që u zhvilluan ndihmuan në krijimin dhe forcimin e besimit, komunikimit, dhe marrëdhënieve dhe, ajo që është edhe më e rëndësishme, forcimin e ndjenjës së punës në grup. Nga këto veprimtari u mundësua një mjedis produktiv për hartimin e strategjive të përbashkëta për përmirësimin e të ardhmes së komuniteteve në këtë bashki.

Comments are closed.