Udhëzuesi u hartua me nismën e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE) në bashkëpunim me Projektin e USAID për “Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore” (PLGP). Ky udhëzues është dokumenti i parë për evidentimin e gjithë mekanizmave ligjore dhe aktorëve të komuniteteve vendore që duhet të kontribuojnë për parandalimin dhe kundërshtimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE).