Ngritje kapacitetesh për zhvillimin ekonomik vendor
Shtator 26, 2018

Këtë javë, Eksperti i Financave Publike dhe Decentralizimit nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), në bashkëpunim me ekspertë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), organizoi trajnime në vendin e punës për zyrtarë të lartë të Bashkisë Vlorë për rritjen e kapaciteteve të tyre për zbatimin efikas të instrumentet për Menaxhimin dhe Kontrollin Financiar (MFK). MFK është një sistem politikash, procedurash, aktivitetesh dhe kontrollesh përmes të cilave planifikohen, administrohen dhe kontrollohen burimet financiare për të mundësuar dhe ndikuar në efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve publike.

Trajnimi tre-ditor u përqendrua në krijimin e një Regjistri të Riskut për të gjitha drejtoritë e bashkisë. Së bashku me ekipin e ekspertëve, zyrtarët vendorë përcaktuan të gjitha objektivat kryesore të drejtorive përkatëse, identifikuan dhe vlerësuan rreziqet për secilin nga objektivat dhe përcaktuan masat parandaluese dhe reaguese (ex-ante dhe ex-post) për të parandaluar dhe minimizuar rreziqet.

Në fund të fundit, regjistri i përfunduar i riskut do të jetë mbështetje për Bashkinë e Vlorës për përmirësimin e planifikimit dhe zbatimit e buxhetit si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike duke parashikuar dhe trajtuar rreziqet në kohën e duhur.

Gjatë muajve të ardhshëm, PLGP do të vazhdojë të bashkëpunimin me MFE për të pilotuar zbatimin e instrumenteve të tjera të MKF-së në dy bashki të tjera partnere. Po ashtu, planifikojmë të zhvillojmë aktivitete rajonale për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ku të përfshihen të gjitha bashkitë partnere të Projektit të USAID-it .

Comments are closed.