Trajnim ndërgjegjësues në Bulqizë dhe Cërrik
Shtator 4, 2018
Rindërtimi i Kanalit të Ujitjes dhe Kullimit të Mbreshtanit
Shtator 11, 2018

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore trajnoi 20 anëtarë të Bordit të të Rinjve të Cërrikut për temat e advokimi dhe lobimit. Ky trajnim synonte të rriste kapacitetet e të rinjve dhe të sillte modele pozitive pjesëmarrjeje me anë të advokimi (mbrojtjes së interesave). Gjatë këtij trajnimi, të rinjtë dhe të rejat u njohën me përkufizimin e këtyre temave, me shembuj ndërkombëtarë dhe praktikat më të mira në këtë fushë, diskutuan për disa nga përvojat e suksesshme advokimi dhe lobimi në komunitetin e tyre, përfshirë këtu edhe ndërtimin e një pedane për karrocat e njerëzve me aftësi ndryshe në shkollën e mesme të qytetit si dhe ndërtimin e një kanalizimi në një nga lagjet e njësisë administrative të kësaj bashkie. Në trajnim u diskutuan edhe shembujt e fundit nga advokimi publik në Shqipëri, përfshirë këtu protestat për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe ndërtimin e një dige në Lumin Vjosa. Në pjesën e dytë të trajnimit të rinjtë u ndanë në grupe për të identifikuar dhe diskutuar çështje të rëndësishme në Cërrik për të cilat ata duhet të bashkëpunojnë me njësinë vendore si dhe për hartimin e një plani veprimi advokimi për të arritur synimet e tyre.

Qytetit tonë i mungojnë mjediset dhe infrastruktura sportive,” thanë të rinjtë e këtij trajnim. “Duam që kohën e lirë ta kalojmë në mënyrë sa më të shëndetshme dhe sa më larg zakoneve të këqija.”

Comments are closed.