Stafi i ri, entuziast për zbatimin në praktikë të njohurive për taksën e pasurisë
Shtator 26, 2018
Ngritje kapacitetesh për zhvillimin ekonomik vendor
Shtator 26, 2018

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore mbështet bashkitë partnere për rritjen e të ardhurave nga burimet e veta nëpërmjet sistemeve të informacionit për administrimin e taksave dhe financave vendore.

Sistemi i Informacionit për Administrimin e Taksave (TAIS), i hartuar dhe instaluar nga Projekti i USAID-it, është një sistem i kompjuterizuar i ndërtuar për të rritur produktivitetin në proceset e administrimit të taksave vendore, duke kursyer kohë dhe fonde, ndërkohë që në të njëjtën kohë u mundëson taksapaguesve shërbime më të mira. Nëpërmjet TAIS, të gjitha sistemet e informacionit për taksave vendore dhe bazat përkatëse të të dhënave integrohen dhe mundësojnë instrumente që luftojnë evazionin fiskal, nxisin pagimin e taksave dhe plotësojnë kërkesat për informacion në nivel drejtues e operacional dhe për kontroll të brendshëm me qëllim administrimin sa më efikas të një taksave vendore.

Funksionalitetet që ka sistemi TAIS përfshin të gjithë ciklin e administrimit të taksave vendore nga NJQV-të, si regjistri i të dhënave të taksapaguesve, llogaritja e taksave, faturimi dhe pagesat, identifikimi i debitorëve dhe raportimi i të ardhurave.

Për këtë qëllim, Projekti i USAID-it organizoi një trajnim për forcimin e përdorimit të këtij sistemi me mbi 20 zyrtarë vendorë, drejtorë dhe punonjës të drejtorive të taksave nga 9 bashkitë partnere (Elbasan, Kamzë, Lushnje, Berat, Kuçovë, Fier, Patos, Vlorë, dhe Sarandë), të cilët u njohën me përditësimet e fundit në përdorimin e sistemit TAIS si dhe përgatitjen dhe analizimin e informacionit dhe të raportimit për drejtorët e taksave vendore.

“Njohja me instrumentet e ndryshme të raportimit që mundësohen nga sistemi TAIS më lehtëson punën për administrimin e taksave dhe tarifave vendore, duke pasur parasysh se taksat që mbledhin u kthehen mbrapsht qytetarëve në formën e investimeve,” – tha Aida Saraçi, Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Elbasan.

Projekti i USAID-it beson se përmirësimi i administrimit të taksave vendore mund të arrihet me anë të informatizimit të taksave vendore dhe përmirësimit të vazhdueshëm në shkëmbimin e informacionit mes administratës tatimore kombëtare dhe institucioneve të tjera qendrore me administratën tatimore vendore.

Comments are closed.