Ndërtimi i urave lidhëse: Reflektimi për të kaluarën me vështrimin drejt rritjes së vazhdueshme
16/09/2020
Programi për të rinjtë mundëson qëndresën dhe kultivon drejtuesit e së ardhmes
16/09/2020

Teksa bota mori masa të reja shëndetësore dhe të sigurisë për shkak të pandemisë, disa familje në Shqipëri ishin fatkeqësisht më të rrezikuara për shkak të dhunës në familje dhe abuzimit të vazhdueshëm.

Dikur të zhurmshme, sot rrugët kanë rënë në qetësi dhe kultura e kafeneve plot gjallëri në Shqipëri duket se ka ndalur. Për shkak të pandemisë, bizneset, familjet dhe shoqëria në përgjithësi në të gjithë vendin funksionojnë me kufizime në kohë dhe lëvizje. Edhe pse këtë masa janë pranuar si praktikat më të mira për të luftuar përhapjen e COVID-19, pasojat e paqëllimshme duket se po ndikojnë negativisht tek ata që janë në rrezik të dhunës në familje.

Urdhri i përgjithshëm i qëndrimit në shtëpi ka sjellë si efekt grackën që viktimat të jetojnë në të njëjtën kubaturë me dhunuesit e tyre. Rritja e vështirësive ekonomike shoqëruar me pasigurinë e kohëzgjatjes së izolimit mund të përkeqësojë edhe më tej situatën duke çuar kështu në rritje të dhunës. Në një vend ku dhuna në familje sipas statistikave përjetohet nga më shumë se gjysma e grave, një situatë e tillë bëhet edhe më alarmante. Fatmirësisht, mekanizmat e raportimit janë të ngritura tashmë për raportimin e dhunës në familje dhe dhunës nga grave dhe vajzave. Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore bashkëpunoi me partnerët vendorë dhe përgatiti një fushatë ndërgjegjësimi për këto problematika dhe ofroi ndihma për personat më të rrezikuar, pavarësisht distancimit social me të cilën u përball.

Duke evidentuar faktin se njësitë vendore duhet të thonë fjalën e tyre në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe të dënojnë dhunën ndaj grave, Projekti PLGP bashkëpunoi me Ekspertë të Çështjeve Gjinore dhe nëpunësve të barazisë gjinore të bashkive duke përgatitur një fushatë ndërgjegjësimi për t’u kujtuar dhunuesve se dhuna nuk do të tolerohet dhe duke dhënë informacione për mënyrën e raportimit të rasteve të dhunës për ato gra që mund të jenë në rrezik. Duke përdorur hashtagun #TiNukJeVetëm, në këtë fushatë inkurajohen gratë të dalin hapur dhe të raportojnë kërcënimet apo situatat e rrezikshme.

Është shumë e rëndësishme që sot, në këto kohë izolimi të detyruar, gratë të kuptojnë se kanë burime dhe një komunitet që i mbështet përtej katër mureve të shtëpisë. Ky mesazh u përçua menjëherë nga katër bashkitë tona partnere: Cërrik, Dibra, Kamza, dhe Pogradeci duke e përcjellë atë te mbi 9,500 banorë.

“Postimi i këtyre mesazheve ka vërtet shumë rëndësi për ne, veçanërisht në këto ditë, dhe duam të falënderojmë USAID-in për mbështetjen që na ka dhënë,” tha një nëpunëse e barazisë gjinore. “Të gjithë po përballemi me sfida të papritura.”

“Për një person të dhunuar, ndjesia më e vështirë me të cilën përballet janë frika, izolimi dhe mungesa e besimit se dikush mund të të dëgjojë, të të kuptojë dhe të mos të gjykojë për sjelljen tënde. Në kushtet e masave paraprake të izolimit për të parandaluar COVID-19, këto ndjenja bëhen më të dukshme dhe bllokojnë aftësinë për të folur dhe raportuar dhunën e përjetuar. Në ana tjetër, situata e izolimit e bën dhunuesit të ndihet edhe më i fortë, duke besuar se viktima është e pambrojtur dhe plotësisht ‘në duart e tij. Në këto ditë të luftës kundër COVID-19, të gjithë duam të dimë se nuk jemi vetëm dhe se do ta fitojmë këtë situatë së bashku. Ky mesazh vlerësohet edhe më shumë kur u drejtohet atyre që janë abuzuar. Lufta kundër dhunës në familje dhe lufta kundër COVID-19 janë lufta për jetën. Jeta është e çmuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht!” tha Monika Kocaqi, Eksperte e Çështjeve Gjinore pranë Projektit PLGP.

USAID vazhdon të rrisë ndërgjegjësimin dhe t’u qëndrojë pranë grave dhe personave të tjerë në rrezik nga dhuna në familje duke u ofruar mbështetje dhe inkurajim atyre se në këtë luftë jemi të gjithë të bashkuar.

Comments are closed.