Krijohet në Bulqizë Këshilli i Sigurisë
Shtator 26, 2018
Trajnim i USAID-it për administratën tatimore për përdorimin e TIK
Shtator 26, 2018

Në janar të vitit 2018, Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MFE) filloi punën për krijimin e kadastrës fiskale kombëtare, e cila do të lehtësonte zbatimin e sistemit të miratuar kohët e fundit të taksës së pasurisë për ndërtesat sipas vlerës së tregut. MFE kërkoi asistencë teknike nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) për të siguruar zbatimin praktik të kadastrës fiskale kombëtare në nivel vendor, kryesisht për të rritur kapacitetet teknike të stafit vendor si dhe të stafit të rekrutuar rishtazi në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë.

Gjatë javëve të para të shtatorit, si pjesë e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve me kërkesë të vetë Ministrisë, ekspertët e Projektit të USAID-it hartuan dhe organizuan një cikël të plotë trajnimi me 3 module për stafin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë. Në këtë cikël trajnimi u trajtuan tema për politikat tatimore vendore dhe çështje administrative, përfshirë këtu edhe konceptet dhe praktikat e autonomisë fiskale vendore, zbatimin dhe vjeljen e taksës së pasurisë, si dhe çështje të tjera që lidhen me to.

Gjashtë punonjës të rinj,  të rekrutuar kohët e fundit në këtë drejtori, shumica e tyre pa përvojë pune por me rezultate të shkëlqyera në studimet universitare, ishin të etur dhe entuziastë për të mësuar më shumë rreth taksës së pasurisë dhe rëndësisë së saj në çështjet e financave të qeverisjes vendore.

Ajla, 26 vjeçe nga Fieri, është një nga anëtarët e stafit të punësuar kohët e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë. Ajo ka studiuar financë në Britaninë e Madhe dhe ka punuar në tre vitet e fundit si asistent pedagoge në një universitet privat në Tiranë. “Konsultohem me materialet trajnuese të USAID-it gjatë gjithë ditës,” – i tha ajo Ekspertit të Komunikimit të Projektit të USAID-it . “Ka shumë gjëra të reja që po mësoj nga materialet e trajnimit dhe manualet që ka botuar USAID për taksat dhe financat vendore .”

Comments are closed.