Nxitje e dialogut dhe konsultimit ndërqeveritar
14/08/2018
Këndvështrim vetjak…
14/08/2018

Ministria e Financave dhe Ekonomisë përgatit për herë të parë parashikimit shumëvjeçare të grantit të pakushtëzuar për çdo bashki

Miratimi i Ligjit për Financat e Vetëqeverisje Vendore bën të mundur jo vetëm rritje të konsiderueshme të grantit të pakushtëzuar por edhe më shumë qëndrueshmëri, parashikueshmëri dhe transparencë në ndarjen e burimeve.

Këtë viti, me mbështetjen e Projektit të USAID-it Ministria e Financave dhe Ekonomisë përgatiti dhe publikoi parashikimet shumëvjeçare të grantit të pakushtëzuar për një periudhë 3-vjeçare për çdo bashki të vendit. Parashikimet e përgatitura nga MFE do të jenë mbështetje për përpjekjet e bashkive për përgatitjen e programeve buxhetore afatmesme për vitet 2019-2021. Këto parashikime bëjnë të mundur që bashkitë të dinë paraprakisht fondet që do të marrin për një periudhë 3-vjeçare, duke përmirësuar kështu procesin dhe qëndrueshmërinë e buxheteve vendore, ndërkohë që pakësojnë në mënyrë të konsiderueshme krijimin e pagesave të prapambetura dhe rreziqeve të tjera fiskale. Rrjedhimisht, një gjë e tillë do të sjellë përmirësim të efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së buxhetit vendor dhe disiplinë fiskale.

Hartimi dhe publikimi i parashikimeve 3-vjeçare të grantit të pakushtëzuar janë bërë të mundur vetëm në sajë të dispozitave të Ligjit për Financat e Vetëqeverisjes Vendore (që përcakton dhe garanton shumën e grantit nga viti në vit) dhe të formulës për ndarjen e grantit të pakushtëzuar (që përcakton kriteret e përdorura për ndarjen e fondeve për bashkitë) të hartuar nga MFE me mbështetjen kryesore nga Projekti i USAID-it gjatë 2015-2017.

 “Hartimi i parashikimeve shumëvjeçare të grantit të pakushtëzuar – burimi i vetëm më i rëndësishëm i të ardhurave për pjesën më të madhe të bashkive – ka rëndësi kritike për efektivitetin dhe efikasitetin e buxheteve vendore. Kjo është bërë e mundur nga përcaktimi në ligj i rregullave që përcaktojnë madhësinë dhe kriteret që duhet të përdoren për ndarjen e grantit.” – Fran Brahimi, Drejtor i Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. 

Comments are closed.