Mbështetje për Përfshirjen e Grave dhe Përmirësimi i Zinxhirit të Vlerës në Shqipëri
28 Prill, 2020
#TiNukJeVetëm – Dera e Hapur për Viktimat e Dhunës në Familje
29 Prill, 2020

USAID angazhohet në nivel vendor për të forcuar komunitetet dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Ndërsa bota po përshtatet me një mënyre të re jetese për shkak të pandemisë COVID-19, shumë familje në të gjithë Shqipërinë po kërkojnë dëshpërimisht ndihmën bazë. Në përgjigje të rasteve të konfirmuara të koronavirusit brenda kufijve të vendit, qeveria shqiptare ndërmori hapa të shpejtë: mbylli shkollat dhe disa lloje biznesesh që nuk janë shumë të nevojshme në kohë krize si dhe pastroi rrugët brenda një jave. Me shumë familje që ende po rimarrin veten nga tërmeti 6.4 ballësh në nëntor të vitit të kaluar dhe ku burimet e të ardhurave papritmas u ndërprenë ose u ulën në mënyrë drastike, shumë bashki u përballën me një mori kërkesash për ndihmë. Edhe marrja e disa shërbimeve (përfshirë këtu dyqanet ushqimore dhe farmacitë) u ndikua jashtëzakonisht shumë, ku një numër i konsiderueshëm familjesh nuk ishin më në gjendje të udhëtonin pas ndërprerjes së transportit publik dhe pas mbylljes së kufijve duke u hequr kështu këtyre familjeve mbështetjen nga anëtarë që kanë emigruar. Pas miratimit të paketave fiskale dhe buxheteve përkatëse për vitin 2020, si mund t’i përgjigjen kryetarët e bashkive rritjes së nevojave dhe kërkesës për ndihmë nga qytetarët e tyre?

Në këtë kohë vështirësish, bashkitë iu drejtuan Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore për ndihmë për mijëra familje që po hasnin vështirësi në sigurimin e ushqimeve bazë. Në këto familje bënin pjesë grupe popullatash të margjinalizuara, si të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuara, gra kryefamiljare, dhe viktima të dhunës në familje. Si përgjigje, Eksperti i Financat Vendore i Projektit PLGP i ofroi punonjësve të financave të bashkive këshilla dhe sugjerime për forma alternative për organizimin e takimeve të këshillave bashkiakë në bashkitë tona partnere: Bulqizë, Cërrik, Dibër, Kamzë, Librazhd, dhe Pogradec.

Pas rivlerësimit të buxheteve vendore, kryetarët e bashkive janë në gjendje të rishpërndajnë fondet me miratim nga këshilli bashkiak, duke rritur përqindjen e totalit të buxhetit vjetor të përcaktuar për fondet e emergjencës dhe duke u mundësuar kështu këtyre njësive vendore të shpërndajnë ushqime dhe paketa ndihmash për familje në nevojë. Kalimi i fondeve në këtë mënyrë u bën të mundur bashkive t’u ofrojnë qytetarëve mbështetje në mënyrë transparente në kohë reale dhe është një shembull i përgjigjes së shpejtë që nevojitet teksa e drejtojmë vëmendjen tek kjo krizë e papritur.

Në Bulqizë, Koordinatori për Asistencën e Huaj shprehu mirënjohjen e bashkisë së tij duke thënë: “Dua të falënderoj Projektin e USAID-it për punën dhe angazhimin e tij në ndihmë të Bashkisë Bulqizë me informacione dhe rekomandime mjaft të vlefshme për mënyrën e përballimit të kësaj situate të fatkeqësisë natyrore.

Disa nga hapat që ndërmori Bashkia Bulqizë janë kalimi i një fondi prej 3 milionë lekë në mbështetje të familjeve në nevojë, mbështetje me ushqime për mbi 200 familje në dy muajt e fundit dhe organizimi i vullnetarëve dhe bizneseve për të ndihmuar dhe kontribuuar në këtë mbështetje.

“Nuk na kishte mbetur asnjë ushqim në shtëpi. Këto pako ushqimore më sigurojnë ushqim për familjen dhe na ndihmojnë të mbijetojmë në këto kohë të vështira,” tha një nënë kryefamiljare me tre fëmijë në Cërrik. Edhe Bashkia Cërrik kaloi fonde në buxhetin e saj të vitit 2020 për të mundësuar më shumë fonde në fondin e emergjencave për ndihmë ushqimore për grupet e margjinalizuara në këtë bashki, përfshirë të moshuar që jetojnë vetëm, njerëz me aftësi të kufizuara dhe familjet në nevojë. 

Duke ndërtuar frymën e komunitetit dhe solidaritetit, USAID vazhdon të mbështesë Shqipërinë gjatë krizës aktuale duke ecur së bashku për të përballuar sfidat që hasim teksa ringrihemi.

Comments are closed.