Trajnim për advokimin dhe lobimin me të rinjtë e Cërrikut
04/09/2018
Rast studimor për reformën në financimin e arsimit parashkollor
11/09/2018

USAID mban premtimin. Në gusht 2018, Projekti i USAID-it dorëzoi projektin teknik të Kanalit të Ujitjes dhe Kullimit të Mbreshtanit tek Bashkia Berat. Disa muaj më parë, Drejtori i Projektit të USAID-it, Kevin McLaughlin dhe Kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për përgatitjen e projektit teknik të këtij kanali mjaft të rëndësishëm për zonën me toka bujqësore. Që nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, ekspertët e Projektit të USAID-it punuan me përfaqësues të Bashkisë Berat dhe Trans-Adriatic Pipeline (TAP) për të finalizuar dokumentet teknike që kërkohen për zbatimin e këtij projekti.

Rindërtimi i Kanalit të Ujitjes dhe Kullimit të Mbreshtanit do të ndihmojë rritjen e prodhimit bujqësor në mbi 5 fshatra të Bashkisë Berat. Bujqit e këtyre zonave kanë vuajtur për vite me radhë për ujitjen e tokave,” tha Kryetari i Bashkisë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në shkurt 2018.

Dokumentet teknike të zbatimit të projektit i hapin rrugë financimit të rindërtimit të kanalit nga TAP. Nga projekti i rindërtimit të kanalit do të përfitojnë drejtpërdrejti mbi një mijë banorë nga 5 fshatrat në Berat, ku do të riparohen rreth 13 km kanale që u shërbejnë mbi 252 ha tokë bujqësore për kultivimin e produkteve bujqësore. Puna për rindërtimin e kanalit pritet të nisë në muajt në vazhdim dhe investimi kap shifrën e 360,000 euro.

Comments are closed.