Përmirësimi i politikave çon në përmirësimin e shërbimeve
Tetor 9, 2019
Udhërrëfyes i ri për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri
Tetor 9, 2019

Mundësimi i angazhimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

Ne në Projektin e USAID-it kemi bindjen se transparenca është elementi kryesor për një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme. Në përputhje me këtë bindje, ne bashkëpunuam me bashkitë Lushnje dhe Vlorë për të hartuar udhëzuesit e parë për buxhetin vendor në këto bashki. Këta udhëzues i përkthejnë dokumentet buxhetore të bashkive nga dokumente të ndërlikuara teknike dhe financiare në broshura të thjeshtë për t’u kuptuar nga qytetarët, të rinjtë, taksapaguesit dhe aktorët e tjerë të interesuar. Temat e përfshira në këto broshura janë përdorimi i fondeve publike; mënyra e përcaktimit të fushave kryesore për financim, pavarësisht se çfarë është premtuar; investimet kryesore në bashki; dhe hartimi i perspektivave fiskale dhe financiare në planin afatmesëm me fjalë të thjeshta.

Shpërndarja e broshurave ndryshonte sipas bashkisë. Në Bashkinë Lushnje, udhëzuesi u prezantua fillimisht tek një grup të rinjsh të angazhuar dhe tek komisioni këshillimor qytetar, një grupim i ngritur me mbështetje të Projektit të USAID-it si dhe te qytetarë të tjerë të interesuar të Bashkisë Lushnje. Nga ana tjetër, Bashkia Vlorë shpërndau broshurën te të gjithë qytetarët që vinin në bashki.

Ky është viti i tretë që Projekti PLGP angazhohet në promovimin e transparencës së buxhetit dhe angazhimit qytetar. Gjatë këtyre tre viteve, kemi mbështetur 5 bashki në botimin e të gjitha transaksioneve të bashkisë me thesarin në faqet e tyre të internetit, duke llogaritur kështu çdo qindarkë të shpenzuar nga bashkia. Po ashtu, 8 bashki kanë përgatitur dhe botuar guidën e qytetarëve për buxhetin vendor.
Transparenca e buxhetit dhe angazhimi në proceset e buxhetimit me pjesëmarrje sjell shumë përfitime:
• Bën të mundur përmirësimin e vetë buxheti, nëpërmjet mendimeve dhe sugjerimeve; bashkia mund t’i përgjigjet më shpesh shqetësimeve dhe prioriteteve të qytetarëve;
• Rritja e transparencës dhe komunikimit përkthehet në përmirësim të efektivitetit dhe efikasitetit të politikave dhe shpenzimeve publike duke qenë se përdoret një llogaridhënie e veçantë;
• Veprimi i bërjes transparente të bilanceve të bashkisë në publik çon në rritje të besimit te bashkia, rrjedhimisht në shoqëri më të qëndrueshme dhe demokraci vendore më të fortë;
• Transparenca e buxhetit ka rëndësi të madhe edhe për rritjen e të ardhurave për vetë qeveritë, sepse qytetarët janë më të predispozuar për të paguar taksat dhe për të kontribuuar me donacione, nëse kanë besim se paratë e tyre do të përdoren me saktësi dhe transparencë.

Comments are closed.