Formalizimi, baza materiale dhe rritja e aksesit fuqizojnë gratë prodhuese
16/09/2020
Bordet Rinore: Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme më të mirë
16/09/2020

Bashkia Kamzë ndodhet në qendër të Shqipërisë, është pjesë e rajonit të Tiranës dhe përbëhet nga dy njësi administrative, përkatësisht: Kamza dhe Paskuqani. Bazuar në Censusin e vitit 2011, popullsia e përgjithshme e kësaj bashkie është 104,190 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil popullsia është rreth 125,632 banorë. Sipërfaqja e përgjithshme është 37.18 km2. Kjo bashki ka dendësi popullsie rreth 3,400 banorë/km2, e cila është pothuajse 100 herë më e lartë se mesatarja e vendit. Kamza renditet mes bashkive me nivelin më të lartë të papunësisë në vend. Norma mesatare e papunësisë është rreth 50% dhe vlerësohet në nivelin prej 55% për gratë e 63% për të rinjtë. Shkalla e lartë e papunësisë së grave dhe të rinjve tregon probleme strukturore dhe rezulton në vështirësi ekonomike dhe sociale për banorët e Kamzës. Edhe para rritjes së vështirësive për shkak të pandemisë Covid-19, qytetarët e Kamzës vuanin nga përjashtimi shoqëror dhe mungesa e mundësive. Pavarësisht prirjes së tyre, sipërmarrësit e ardhshëm, veçanërisht gratë, nuk mund të mbanin bizneset për shkak të mangësive së aftësive ose njohurive, mungesës së pajisjeve dhe mbështetjes për hapjen apo modernizimin e biznesit.

Për të ndihmuar gratë në kapërcimin e këtyre problemeve, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) krijoi Programin e Biznesit të Vogël për Gratë dhe kreu analizat e zinxhirit të vlerës me ndjeshmëri gjinore në gjashtë bashki partnere përfshirë edhe Kamzën, duke mbështetur zhvillimin gjithëpërfshirës ekonomik dhe vlerësimin e kontributit (shpesh të pazyrtarizuar) të grave në punët aktuale. Bazuar në këto gjetje, Projekti PLGP hartoi dhe nisi Programin e Biznesit të Vogël për Grave në fund të vitit 2019. Duke përdorur një kuadër trajnimi dhe mbështetjeje, 30 gratë e zgjedhura (me prejardhje të larmishme përfshirë gra kryefamiljare, të papuna dhe viktima të regjistruar të dhunës në familje) u orientuan në tre faza: trajnimi në klasë, trajnimi individual/grup dhe hartimi i planit të biznesit. Rezultati? Gratë do të jenë në gjendje të përsosin idetë e tyre të biznesit në plane konkrete dhe të ecin përpara si sipërmarrëse të fuqizuara.

Këto aktivitete janë edhe më të rëndësishme duke marrë parasysh ndikimin e tyre të mundshëm te gratë në një ekonomi post-pandemike. Duke marrë parasysh këtë gjë, Projekti PLGP u detyrua të përdorte forma alternative për këtë program dhe bëri plane për të përfunduar pothuajse të tre fazat. Për disa, ky do të ishte trajnimi i tyre i parë në internet. Me një ndihmë të vogël teknike nga fëmijët, të afërmit dhe miqtë e tyre, të gjitha gratë ishin në gjendje të shkarkonin programin nga interneti dhe nisën komunikimin. Më 20 Prill, moduli përfundimtar i klasës, i cili trajtonte planifikimin financiar, qarkullimin e parave dhe nevojat e tjera operative, u realizua përmes një video-konferencë në grup dhe seancat e trajnimit u ofruan edhe përmes bisedave telefonike dhe videove. Tashmë u bë e mundur edhe faza e fundit dhe më praktike – hartimi u planeve të biznesit. Si rezultat, 15 gra ishin në gjendje të finalizonin me sukses planet e tyre të biznesit. Të menduarit përtej pamjes së parë gjatë kësaj kohe pasigurie i mundësoi USAID-it jo vetëm që të fuqizojë secilën nga këto gra, por edhe të krijojë ndjesinë e komunitetit për to teksa ato ecin përpara së bashku si agjentë pozitivë të ndryshimit brenda Bashkisë Kamzë.

Fatkeqësisht, në fillim të vitit 2020, Shqipëria regjistroi rastin e parë të konfirmuar të Covid-19 dhe qeverisë shqiptare mori masa të menjëhershme. Jeta ndryshoi në mënyrë drastike në Kamzë dhe në të gjithë Shqipërinë. Shkollat u mbyllën, gratë dhe burrat nuk mund të shkonin në punë, shumë biznese u detyruan të mbyllen dhe aktivitetet dhe tubimet publike u ndaluan. Këto zhvillime intensifikuan më tej vështirësitë me të cilat përballen gratë në Kamzë. Përveç roleve të tyre tradicionale shtëpiake, nënat tani u bënë mësuese për fëmijët e tyre. Rritja e stresit ekonomik dhe izolimi bëri që të rritej edhe rreziku i dhunës në familje dhe ndaj partnerëve, të përjetuar statistikisht nga më shumë se gjysma e grave në Shqipëri. Me bizneset me qepena të mbyllur nga Covid-19 dhe nga represioni e mëtejshëm ekonomik, si mund t’i mbështesnin të dashurit e tyre ato që tashmë po luftonin për mbijetesë në Kamzë? Ishte e qartë se këto aktivitete zhvillimi ishin mjaft të rëndësishme, duke marrë parasysh ndikimin e tyre të mundshëm tek gratë në një ekonomi post-pandemike. Duke pasur këtë në mendje, PLGP u detyrua të ecë përpara me Programin e Biznesit të Vogël për Gratë në mënyrë krijuese dhe ta përfundonte atë praktikisht në të tre fazat. Për disa, ky ishte trajnimi i tyre i parë në internet. Me një ndihmë të vogël teknike nga fëmijët, të afërmit dhe miqtë e tyre, të gjitha gratë ishin në gjendje të shkarkonin aplikacionin dhe nisën komunikimin! Më 20 Prill, moduli përfundimtar i klasës, i cili trajtonte planifikimin financiar, qarkullimin e parave dhe nevojat e tjera operative, u realizua përmes një video-konferencë në grup dhe seancat e trajnimit u ofruan edhe përmes bisedave telefonike dhe videove. Tashmë u bë e mundur edhe faza e fundit dhe më praktike – hartimi u planeve të biznesit. Si rezultat, 15 gra ishin në gjendje të finalizonin me sukses planet e tyre të biznesit. Bizneset e planifikuara ose të nisura tashmë ofrojnë shërbime në kujdesin për fëmijët (përfshirë sportet dhe arsimin) (5 biznese); punime artizanale tradicionale dhe rrobaqepësi (4 biznese); hotelieri (2 biznese); sallone bukurie (2 biznese); dhe tregtia e veshmbathjeve (1 biznes).

Këto biznese të reja kanë potencialin si për të mbështetur familjet duke u siguruar më shumë të ardhura ashtu edhe për të forcuar komunitetin në tërësi, duke ofruar shërbime jetësore për njerëzit e pambrojtur të Kamzës. Në sajë kë këtij programi, Bashkia e Kamzës bashkëpunoi me Projektin PLGP për t’u dhënë grave sipërmarrëse një platformë për rritjen apo hapjen e bizneseve të tyre. Pesëmbëdhjetë gra përfunduan të gjithë programin gjashtë-mujor nga dhjetori 2019 – maj 2020 dhe tashmë shtatë do të bëhen pronare biznesi për herë të parë.

Programi i Biznesit të vogël për Gratë organizoi një takim përmbyllës ku pjesëmarrësve iu dha një mundësi për të paraqitur idetë e tyre të biznesit dhe plane të hollësishme biznesi para një jurie të përbërë nga përfaqësues nga PLGP, Bashkia e Kamzës dhe një institucion financiar. Në prezantimet u evidentuan planet e biznesit të hartuara në sajë të programit të trajnimit. Të gjithë prezantuesit shfaqën aftësi të reja biznesi të fituar përmes procesit të trajnimit dhe këshillimit nga PLGP, ndërkohë që përpjekjet e tyre do të promovohen si model për gratë sipërmarrëse në Kamzë edhe në të ardhmen. Në mbështetje të këtyre bizneseve të krijuara rishtazi, PLGP ofroi ndihmën përkatëse me bazë materiale dhe pajisje për disa nga gratë që kishin aftësi të përdornin mjete, të tilla si makina qepëse, apo u siguroi mobilje zyre dhe rafte dhe set parukerie. Kombinimi i bazës materiale me aftësitë e biznesit përforcoi edhe më shumë faktin se ky model biznesi që synon rritjen ka bërë të mundur që shumë nga gratë të marrin në punë punonjës të tjerë nga komunitetet e tyre, duke zgjeruar rrethin e ndikimit. Bashkia ka qenë një partner entuziast gjatë gjithë këtyre aktiviteteve dhe do të vazhdojë të jetë një aleat për këto biznese të vogla përmes stimujve të ndryshëm tatimorë dhe masave të tjera të ndihmës financiare. Gjatë periudhës së pasigurisë për shkak të pandemisë USAID jo vetëm fuqizoi secilën nga këto gra individualisht por edhe krijoi ndjesinë e komunitetit teksa ato vazhdojnë rrugën së bashku si agjente pozitive të ndryshimit në Bashkinë Kamzë.

“Kjo ishte një përvojë e veçantë për mua si grua e ndarë me dy fëmijë. Pas divorcit humba gjithçka, madje edhe biznesin. Më duhet ta filloja çdo gjë nga e para. Falë USAID-it dhe grupit të ekspertëve, rifitova vetë-besimin tek aftësitë e mia. Tani më është rritur biznesi dhe po mendoj të marr një person në punë,” thotë Greta, një sipërmarrëse e re nga Kamza.

 “Aftësia ime e vetme ishte krijimi i kostumeve të bukura tradicionale të bëra me dorë; megjithatë, nuk mund të isha në treg pasi më mungonin njohuritë për biznesin dhe besimi për të hapur një biznes të ligjshëm. E gjithë jeta ime ishte të kujdesesha për burrin tim me aftësi të kufizuara dhe të merresha me arsimimin e dy fëmijëve të mi. Kur dëgjova për programin, mendova se kjo mund të ishte e mirë në letër, por që nuk mund të më ndihmonte. E gjitha rezultoi aq mirë! Kam mësuar shumë nga ky program; Gjithçka ishte shumë mirë e shpjeguar dhe e thjeshtë për t’u kuptuar. Në fund të programit, madje isha në gjendje të përgatisja një plan biznesi dhe ia paraqita një jurie. Isha aq e lumtur kur u zgjodha si një nga fitueset! USAID më ndihmoi me pajisje të reja, të cilat më bëjnë të mundur të marr më shumë porosi gjë që më siguron të ardhura të qëndrueshme për familjen. Dua t’u them grave të tjera si unë që të kenë më shumë besim, të krijojnë ide të reja biznesi dhe të kenë besim në veten e tyre,” thotë Trendafilja, një kryefamiljare nga Kamza.

Comments are closed.