Analiza e Zinxhirit të Vlerës me Ndjeshmëri Gjinore në Shqipëri
29 Prill, 2020

Bashkia Kamzë është zonë periferike e Tiranës dhe ndodhet në qendër të Shqipërisë. Si qytet me madhësi mesatare me 125,632 banorë, Kamza ka dendësi popullsie 100 herë më të madhe se mesatarja kombëtare, me afro 3,400 banorë për km katror. Tranzicion i shpejtë nga bashkësi rurale në atë urbane e mbingarkoi infrastrukturën ekzistuese dhe rritja në madhësinë mesatare të familjes e tejkaloi nivelin e zhvillimit ekonomik. Ky çekuilibër në rritje ka çuar në nivel të përgjithshëm të papunësisë prej 50% në Kamzë, ku gratë (55%) dhe të rinjtë (63%) janë prekur më shumë. Edhe para vështirësive në rritje për shkak të pandemisë Covid-19, qytetarët e Kamzës vuanin nga përjashtimi social dhe mungesa e mundësive ekonomike dhe sociale.

Në fillim të vitit 2020, Shqipëria regjistroi rastin e parë të konfirmuar me Covid-19 të dhe Qeveria shqiptare iu përgjigj me shpejtësi. Jeta ndryshoi në mënyrë drastike në Kamëz dhe në të gjithë Shqipërinë. Shkollat u mbyllën; gratë dhe burrat nuk mund të shkonin në punë, shumë biznese u detyruan të mbyllen dhe aktivitetet publike dhe tubimet u ndaluan. Këto zhvillime intensifikuan edhe më tej vështirësitë me të cilat përballen gratë në Kamëz. Përveç roleve të tyre tradicionale në familje, nënat tani u bënë mësuese për fëmijët e tyre. Rritja e stresit ekonomik dhe izolimi ngritën rrezikun për dhunën nga meshkujt, dhunë që sipas statistikave përjetohet nga më shumë se e grave në Shqipëri.

Me mbylljen e bizneseve dhe ngadalësimin e mëtejshme të ekonomisë për shkak të Covid-19, si mund të mbështetin të dashurit e tyre që tashmë luftojnë në Kamëz? USAID mbështet gratë teksa ato punojnë për të përmirësuar cilësinë e jetës për familjet e tyre. Në Shqipëri, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PGLP) kreu analizat e zinxhirit të vlerës me ndjeshmëri gjinore në gjashtë bashki partnere përfshirë edhe Kamzën, duke mbështetur zhvillimin gjithëpërfshirës ekonomik dhe vlerësimin e kontributit (shpesh të pazyrtarizuar) të grave në punët aktuale.

Bazuar në këto gjetje, Projekti PLGP hartoi dhe nisi Programin e Biznesit të Vogël për Grave në fund të vitit 2019. Duke përdorur një kuadër trajnimi dhe mbështetjeje, 30 gratë e zgjedhura (me prejardhje të larmishme përfshirë gra kryefamiljare, të papuna dhe viktima të regjistruar të dhunës në familje) u orientuan në tre faza: trajnimi në klasë, trajnimi individual/grup dhe hartimi i planit të biznesit. Rezultati? Gratë do të jenë në gjendje të përsosin idetë e tyre të biznesit në plane konkrete dhe të ecin përpara si sipërmarrëse të fuqizuara.

Këto aktivitete janë edhe më të rëndësishme duke marrë parasysh ndikimin e tyre të mundshëm te gratë në një ekonomi post-pandemike. Duke marrë parasysh këtë gjë, Projekti PLGP u detyrua të përdorte forma alternative për këtë program dhe bëri plane për të përfunduar pothuajse të tre fazat. Për disa, ky do të ishte trajnimi i tyre i parë në internet. Me një ndihmë të vogël teknike nga fëmijët, të afërmit dhe miqtë e tyre, të gjitha gratë ishin në gjendje të shkarkonin programin nga interneti dhe nisën komunikimin. Më 20 Prill, moduli përfundimtar i klasës, i cili trajtonte planifikimin financiar, qarkullimin e parave dhe nevojat e tjera operative, u realizua përmes një video-konferencë në grup dhe seancat e trajnimit u ofruan edhe përmes bisedave telefonike dhe videove. Tashmë u bë e mundur edhe faza e fundit dhe më praktike – hartimi u planeve të biznesit. Si rezultat, 15 gra ishin në gjendje të finalizonin me sukses planet e tyre të biznesit. Të menduarit përtej pamjes së parë gjatë kësaj kohe pasigurie i mundësoi USAID-it jo vetëm që të fuqizojë secilën nga këto gra, por edhe të krijojë ndjesinë e komunitetit për to teksa ato ecin përpara së bashku si agjentë pozitivë të ndryshimit brenda Bashkisë Kamzë.

“Seanca trajnuese për financat dhe taksat ishte e nevojshme për mua për të përfunduar planin e biznesit. Tani jam e qartë për hapat që duhet të ndërmarr”, thotë Klodjana Premçi, ëndrra e së cilës është të krijojë një qendër të kujdesit ditor për fëmijë me nevoja të veçanta.

Pjesëmarrësit falënderuan ekipin e ekspertëve për zhvillimin e trajnimit. – “Faleminderit shumë për trajnimin. Na ndryshuat ditën.” “Ishte një bekim.” “Faleminderit, kisha me të vërtetë nevojë të flisja me të gjithë ju.”

Programi i Biznesit të Vogël për Gratë synon të forcojë aftësitë sipërmarrëse dhe njohuritë për biznesin për gratë e margjinalizuara në Kamzë. Si rezultat, pjesëmarrësit janë në gjendje:

  • Të kuptojnë dhe kultivojnë mendësinë dhe kuadrin e sipërmarrjes;
  • Të ecin përpara falë aftësive të tyre të përftuara për hapje biznesesh, planifikim financiar, kontratat, zhvillim produkti, shitje dhe marketing;
  • Të hartojnë një plan të thjeshtë biznesi dhe të hedhin mendimet e tyre për investitorë; dhe
  • Të hapin një biznes të ri dhe/ose të konsolidojnë ato që kanë aktualisht

Këto hapa i orientojnë përdoruesit në të gjitha fazat e planifikimit dhe zbatimit të biznesit, duke hedhur baza të forta mbi të cilat mund të ndërtohet një e ardhme e re.

Comments are closed.