Gazeta 9
18/01/2018
Seminar Plani Veprimi me Bashkinë Fier
25/04/2018

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë po organizojnë bashkërisht trajnime për zbatimin e metodologjisë së re për taksën e ndërtesave.

Në përgjigje të kërkesave nga bashkitë për sqarime për sa i përket metodologjisë së re për taksën e ndërtesës, Projekti i USAID-it bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë pranë Ministrisë së Financave për organizimin e një trajnimi me 37 drejtorë dhe specialistë të taksvave nga 18 bashki të ndryshme për të prezantuar metodologjinë e re të zbatimit të taksës së pasurisë, për të marrë mendimet dhe shqetësimet e tyre dhe për të përhapur e mësuar nga përvoja dhe praktikat e ndryshme në zbatimin e ligjit të ri për taksën e pasurisë.

Në këtë aktivitet pati një pjesëmarrje të madhe. Përfaqësuesit e bashkive ishin mjaf të interesuar për të mësuar zbatimin e metodologjisë së re të llogaritjes dhe aplikimit të taksës së pasurisë. Ky trajnim shërbeu për të përmirësuar njohuritë dhe praktikat e drejtuesve dhe specialistëve të taksave pranë bashkive për sa i përket ndryshimeve të fundit ligjore për taksën e pasurisë për ndërtesat, identifikimn e nevojave të bashkive për trajnime dhe asistencë të mëtejshme teknike në këtë drejtim si dhe përmirësimin e dialogut dhe konsultimeve mes bashkive dhe Ministrisë së Financave për implikimet e reformës së taksës së pasurisë.

Në javët në vazhdim, Projekti PLGP në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë pranë Ministrisë së Financave do të organizojë dy trajnime të tjera, një në Lezhë dhe një në Fier, me përfaqësues nga 43 bashkitë e tjera që nuk kanë marrë pjesë në këtë trajnim të rëndësishëm.

Comments are closed.