Trajnim i USAID-it për administratën tatimore për përdorimin e TIK
Shtator 26, 2018
Trajnim për MKF për zyrtarët vendorë në Vlorë
Shtator 27, 2018

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore mbështet bashkitë partnere për ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit ekonomik vendor.

Të enjten, më 20 shtator 2018, rreth 25 zyrtarë vendorë përfshirë nënkryetarët dhe zyrtarë të lartë të bashkive Berat, Elbasan, Fier, Kuçovë dhe Lushnjë morën pjesë në një seminar për Zhvillimin Ekonomik Vendor (ZHEV) të organizuar nga Projekti i USAID-it. Seminari synonte të rriste njohuritë e zyrtarëve vendorë për kompetencat dhe përgjegjësitë e bashkive për ZHEV.

Ekspertët e Projektit të USAID-it bënë disa prezantime për konceptet e ZHEV dhe mundësitë për bashkëpunim mes njësive të qeverisjes vendore dhe sektorit privat, duke synuar zhvillimin ekonomik të komuniteteve të tyre.

Prezantimet përfshinin rolin e Këshillave për Zhvillimin Ekonomik në forcimin e angazhimit të sektorit privat si dhe një praktikë ndërkombëtare që lidhet me zhvillimin ekonomik vendor duke përdorur Instrumentet Financiare për Zhvillimin e Tokës – rasti i Bashkisë së Burlingtonit në Shtetin e Vermontit, SHBA. Këto prezantime nxitën diskutime të gjalla mes pjesëmarrësve për mënyrën e zbatimit të këtyre modeleve në njësitë e tyre vendore me qëllim thithjen e investimeve nga sektori privat për të nxitur zhvillimin ekonomik.

Ne do të krijojmë një bazë të dhënash të të gjitha bizneseve që operojnë në qytetin e Fierit për të identifikuar partnerët privatë me qëllim që t’i njohim ata me mundësitë e zhvillimit ekonomik vendor,” – tha Albana Zeqaj, Koordinatore e Projekteve dhe Investimeve në Bashkinë e Fierit.

Bashkia e Lushnjës planifikon të krijojë një zyrë për shërbimin këshillimor bujqësor në mbështetje të fermerëve në procesin e aplikimit për skemën e subvencioneve shtetërore. Fermerët e kanë të vështirë të plotësojnë formularët e aplikimit dhe e humbasin mundësinë për të siguruar fonde nga kjo skemë. Kjo asistencë do t’u sigurojë fermerëve tanë më shumë të ardhura dhe do të mundësojë zhvillimin ekonomik, investime të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës,” – tha Teuta Korreshi, Nënkryetare e Bashkisë Lushnje.

Comments are closed.