Forcimi i komuniteteve të së ardhmes nëpërmjet rinisë së sotme
9 Tetor, 2019
Roli i Kryetarit të Bashkisë në zhvillimin ekonomik
9 Tetor, 2019

Projekti i USAID-it mbështet Shoqërinë Ujësjellës-Kanalizime Sarandë për të hartuar për herë të parë një plan 5-vjeçar biznesi dhe një plan veprimi për përmirësimin e performancës

Kur ekipi i Projektit të USAID-it arrit në Sarandë, ata gjetën te Shoqëria UK Sarandë një partner të angazhuar dhe të gatshëm. Pas disa vitesh përpjekjeje për të hartuar një plan, Shoqëria UK Sarandë ishte në gjendje të përfundonte vetëm parashikimin e buxhetit vjetor. Ishte pikërisht koha më e mirë që kjo shoqëri dhe Bashkia Sarandë të mendonin ndryshe.

Pas reformës territoriale, Bashkia e Sarandës përjetoi ndryshime jashtëzakonisht të mëdha si për sipërfaqen e tokës ashtu edhe për përgjegjësitë që i ngarkoheshin kësaj njësive vendore. Përveç këtyre përgjegjësive të reja, Saranda ka edhe specifikat e veta që është një nga pikat më të populluara turistike në bregdetin e Jonit dhe në të gjithë Shqipërinë. Në partneritet me Projektin e USAID-it, Shoqëria UK Sarandë nisi procesin e hartimit të Planit 5-Vjeçar të Biznesit dhe Planit të Veprimit për Përmirësimin e Performancës. Qasja ndaj planit të biznesi për këtë shoqëri ka qenë si strategjike (për të racionalizuar investimet në zonën shërbimit) ashtu edhe operacionale (për të inkurajuar ujësjellësin të bëjë një vlerësim të shërbimit aktual në mënyrë sa më të plotë dhe të prioritizojë veprimet për përmirësimin e zonave që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje).

Në hartimin e këtij plani u angazhuan shumë drejtues të lartë dhe aktorët të tjerë nëpërmjet një procesi nga poshtë-lart për të përcaktuar prioritetet dhe objektivat, për të analizuar nivelin aktual të performancës, dhe për të parashikuar tendencat e ardhshme në kufizimet njerëzore, financiare dhe ekonomike. Kjo qasje synonte të rriste efikasitetin e ndarjes së burimeve dhe të siguronte qëndrueshmërinë e përmirësimit të shërbimeve. Me arritjen e konsensusit për kriteret kryesore të vlerësimit, u përcaktuan disa tregues të performancës së bashku me objektivat për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

Personali i UK Sarandë përdori parashikime të kostove të brendshme dhe të jashtme për planin e biznesit për të identifikuar përmirësimet infrastrukturore të së ardhmes dhe për të llogaritur rritjen dhe kostot operative. Procesi i hartimit të planit të biznesit u realizua në mënyrë të plotë, gjithëpërfshirëse, transparente dhe bashkëpunuese duke vendosur komunikim me disa aktorë kryesorë, donatorë dhe institucione të tjera. Stafi i kësaj shoqërie mblodhi informacione konkrete, integroi skenarë të ndryshëm në secilin model të planit të biznesit dhe bëri të mundur konsensusin dhe mirëkuptimin e zbatimit të këtij plani me drejtuesit e shoqërisë dhe zyrtarë të tjerë vendorë.

Plani i Biznesi i Shoqërisë UK Sarandë do të shërbejë si udhërrëfyes në të ardhmen për Programin e Investimeve Kapitale për të cilat është angazhuar dhe ka në plan të zbatojë drejtoria e kësaj shoqërie gjatë periudhës së pesë viteve të ardhshme. Ky plan është baza e rëndësishme mbi të cilën do të ecë përpara bashkia në rritjen e aftësive financiare të saj dhe në investimet për statusin si destinacioni i përzgjedhur i vizitorëve vendas dhe të huaj.

Si Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë UK Sarandë, ju them me bindje se jemi të fokusuar të vëmë klientin të parin. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizim me ujë të pijshëm duke i vlerësuar maksimalisht konsumatorët tanë dhe turistët. Plani i biznesit do të na ndihmojë të shohim përpara dhe të përgatitemi për të ndryshuar pritshmëritë e konsumatorëve, për të prezantuar teknologji dhe praktika novatore që do të përmirësojnë përvojën e konsumatorit, dhe për të shqyrtuar mundësi të ndryshme në sisteme të administrimit të ujit me qëllim që ta bëjmë sistemin tonë të furnizimi me ujë të pijshëm sa më të qëndrueshëm. Po ashtu, plani do të na ndihmojë të bëjmë investime për të përmirësuar efikasitetin e sistemit të ujësjellësit në mënyrë që zona e shërbimit e UK Sarandë të jetë plotësisht e përgatitur për t’iu përgjigjur rritjes së kërkesës për ujë nga turistët dhe banorët gjatë periudhës së verë. Jemi krenarë se kemi punuar me përkushtim për të siguruar ujë të sigurt, të pastër dhe të vazhdueshëm për Bashkinë Sarandë dhe vlerësojmë ndihmën e dhënë nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore për përfundimin me sukses të kësaj detyre.” – Sheme Lulo, Drejtor i Përgjithshëm i UK Sarandë

Comments are closed.