Programi i Biznesit të Vogël për Gratë përdor dërgesën digjitale për të kapërcyer kufizimet e Covid-19
29/04/2020
#TiNukJeVetëm – Hapja e derës për viktimat e dhunës në familje
16/09/2020

Çdokush që e njeh si fenomen mund t’ju thotë: parandalimi dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është e ndërlikuar. Në Shqipëri, faktorët që nxisin ekstremizmin e dhunshëm duket se lidhen ngushtë me mbijetesën social-ekonomike sesa me ideologjitë fetare. Pavarësisht faktorëve, sfida për qeverinë shqiptare mbetet e njëjta. Si mund t’i shërbejë dhe të mbrojë sa më mirë qytetarët e saj ndaj atyre që duan t’u bëjnë keq njerëzve?

Qendra Kombëtare e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u krijua në vitin 2017 për të trajtuar pikërisht këtë çështje. Ajo që nisi me thjesht dy punonjës të motivuar në një zyrë të vogël në ndërtesën e Kryeministrisë tashmë është rritur shumë si qendër që konsiderohet si model për vendet e Ballkanit Perëndimor për qasjen e saj ndaj qëndresës së komunitetit dhe hartimit të politikave të qëndrueshme për qeverinë. Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) ishte partner i qendrës që në fillesat e kësaj të fundit.

“PLGP ishte një nga projektet e para me të cilat punoi Qendra CVE dhe bashkëpunimi me këtë projekt ka qenë shumë i suksesshëm dhe efektiv. Ndryshe nga programet e tjera, puna dhe lidhjet e PLGP në terren në vijim të filozofisë së Qendrës CVE për të punuar me njësitë e qeverisjes vendore dhe me qytetarët. Një sfidë për Qendrën është krijimi, forcimi dhe ngritja e kapaciteteve të mekanizmave vendorë tashmë të krijuar me ligj, por që nuk janë funksionalë. Në bashkëpunim Projektin PLGP, filluam t’i trajtonim këto çështje përmes nismave të ndryshme të përbashkëta. Ka shumë aktivitete që Qendra do të zhvillojë dhe promovojë si praktika më të mira për t’u zbatuar në të ardhmen. Puna me PLGP në dy vitet e fundit na ka dhënë mundësinë e madhe për të hedhur bazat për trajtimin e një teme kaq delikate, e cila është shumë e rëndësishme për komunitetet shqiptare,”- tha Rozana Baçi, Eksperte për Shoqërinë Civile dhe Sigurinë.

Ndërhyrjet u bënë sipas modelit të Projektit PLGP duke përdorur të dhënat (si vlerësimet e situatës në bashki me ndjeshmëri gjinore) për të orientuar aktivitetet praktike në nivel vendor, për të siguruar që këto ndërhyrje të bazohen në nevojat e vërteta të komunitetit si dhe në evidenca për efikasitetin e tyre. Në nivel vendor, Projekti PLGP punoi bashkitë dhe organizata të shoqërisë civile që mund të vijojnë punën në nivel komuniteti përtej afatit të projektit dhe pavarësisht ndryshimeve politike. Në të njëjtën kohë, PLGP dhe Qendra CVE vijuan me aktivitetet në nivel kombëtar dhe rajonal. Projekti angazhoi një ekspert të çështjeve gjinore pranë Qendrës CVE për të ndihmuar me të dhëna dhe rekomandime dhe për t’u fokusuar në sigurinë njerëzore, përfshirë këtu edhe nevojat dhe rolet e grave dhe burrave në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

PLGP pati kënaqësinë që në partneritet me Qendrën CVE realizuan Konferencën Kombëtare “Aktorët e Vijës së Parë në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”, ku morën pjesë mbi 1,500 përfaqësues nga ministritë, si Arsimi, Mbrojtja, Shëndetësia, etj., dhe aktorë vendorë e donatorë të ndryshëm.

Për të siguruar që Qendra CVE të vazhdojë të punën edhe pas projektit, ekspertët e Projektit PLGP hartuan një udhëzues për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe një broshurë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, botime që shërbyen edhe për trajnimet P/CVE të zhvilluara në 21 bashki. PLGP ia kaloi metodologjinë dhe materialet e trajnimit stafit të Qendrës CVE dhe partnerëve të tjerë në nivel ministrie në vend në një trajnim të trajnerëve. PLGP organizoi seminare ndërkufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të identifikuar çështjet të veçanta trans-nacionale për këto komunitete dhe për të krijuar lidhje mes homologëve nga këto vende.

Nga perspektiva vendore, Qendra CVE identifikoi Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) si partnerë për fushatat P/CVE dhe mbledhjen e informacionit për sfidat në komunitetet e tyre. Këto këshilla nuk ishin ngritur ende në disa bashki partnere të Projektit PLGP dhe në të tjera mungonin anëtarët, trajnimet apo edhe udhëzime për raportimin e punës. Eksperti CVE i Projektit PLGP mbështeti ngritjen e KVSP në bashkitë Bulqizë, Dibër, Kamzë, dhe Pogradec dhe hartoi një dokument politikash për mekanizmat e referimit për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në mbështetje të Qendrës CVE në punën e saj për standardizimin dhe institucionalizimin e qasjeve.

Së fundi, Projekti PLGP organizoi Takimin e parë të Koordinimit të Komunitetit të Donatorëve të Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe krijoi një Instrument të Koordinimit të tyre. Këto ndërhyrje bënë të mundur rritjen e transparencës për komunitetin e donatorëve dhe për ata që ushtrojnë veprimtarinë në këtë fushë duke ndihmuar kështu në reduktimin e duplikimit dhe mbivendosjen e punës në nivel vendor. Ndikimi i punës plotësuese u bën të mundur partnerëve të bazohen mbi projektet e mëparshme dhe të vazhdojnë nismat për të ardhmen së bashku. U krijua edhe një bazë tjetër të dhënash, përfshirë softuerin e raportimit dhe komunikimit, që u personalizua për t’iu përshtatur nevojave operacionale të Qendrës CVE, stafi i së cilës iu dha trajnim dhe mbështetje e specializuar për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të kësaj baze të dhënash. Rritja e efikasitetit të raportimit për aktorët e brendshëm e të jashtëm dhe format e efektshme të komunikimit i bëjnë të mundur që stafi të shfaqë qëndrimin e tij duke u mbështetur te të dhënat dhe të hartojë raporte sipas kërkesës për punën që bëhet aktualisht në të gjithë vendin.

Qendra CVE është tashmë në gjendje të mbështesë aktorët vendorë dhe ata të vijës së parë për të luftuar dhe parandaluar ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri dhe në rajon. USAID është krenare që ka kontribuuar në qasjen mbarëshoqërore dhe në forcimin e linjave të komunikimit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe me komunitetin e donatorëve dhe ka besim se Qendra CVE do të vazhdojë të rritet në të ardhmen. 

Comments are closed.