Energjikë dhe të motivuar
12 Mars, 2019
Udhëtimi studimor në Korçë shërben si mundësi për ndarjen e njohurive për stafin e shoqërive të tjera UK në Shqipëri
12 Mars, 2019

Nga Valu Add Management Services – 

Qeveria shqiptare ka identifikuar përmirësimin e shërbimit ujësjellës-kanalizime si një nga pesë shtyllat dhe prioritetet kryesore të saj për mandatin aktual. Objektivi kryesor është të zgjerojë aksesin dhe të rrisë cilësinë e këtij shërbimi për të gjithë popullsinë në vend. Qëllimi përfundimtar është sigurimi i furnizimit të pandërprerë me ujë për të gjithë banorët, shërbimin e ujërave të zeza për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe minimizimin e ndikimeve negative në mjedis. Në fund të vitit 2017, Këshilli i Ministrave nisi Reformën e Sektorit të Ujit dhe Planin e Veprimit me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve me anë të reduktimit të ujit pa të ardhura, përmirësimit të qëndrueshmërisë financiare të shoqërive ujësjellës-kanalizime dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Duke u përgjigjur nevojës urgjente të shprehur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) ofroi rol këshillues parësor në zhvillimin e metodologjisë kombëtare për reduktimin e ujit të pa të ardhura në Shqipëri.

Kjo metodologji shërbeu për të bërë të mundur që të kuptohen më mirë komponentët e ndryshëm të humbjeve të ujit dhe strategjive për t’u marrë me secilin komponent si dhe një përshkrim të qartë të veprimeve të nevojshme për të realizuar strategjitë. Po ashtu, metodologjia synon që të kuptohet plotësisht kuadri brenda të cilit strategjitë dhe veprimet e propozuara do të bëhen praktike, të realizueshme dhe të qëndrueshme, përfshirë këtu edhe strukturën nevojshme organizative.

Metodologjia u pasua nga një plan veprimi gjithëpërfshirës afatshkurtër, ku jepeshin ndërhyrjet kryesore të fokusuara për të uljen e humbjeve tregtare në tetë shoqëritë më të mëdha UK: Tirana, Elbasani, Lushnja, Fieri, Kavaja, Durrësi, Shkodra dhe Vlora. Ky plan veprimi ishte mbështetje për Ministrinë e Infrastrukturës në identifikimin e kërkesave kyçe dhe masave afatshkurtra që do të siguronin fitim maksimal financiar për ofruesit e shërbimeve me sa më pak investime të mundshme, duke kontribuar kështu në përmirësimin e menaxhimit efikas dhe efektiv të sistemeve të furnizimit me ujë dhe për të arritur reduktimin e ujit pa të ardhura me 16% në nivel kombëtar.

Përveç kësaj, ekspertët e ujit të Projektit PLGP ndihmuan Zyrën e Kryeministrit dhe MIE-në në organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe prezantimeve për drejtuesit gjashtë shoqërive UK. Temat e diskutimeve të këtyre aktiviteteve ishin analiza bazë dhe gjetjet e planit afatshkurtër të veprimit dhe afatet kohore të nevojshme për zbatimin e tij. MIE ka përfshirë planet e veprimit për uljen e ujit pa të ardhura në projekt-marrëveshjet e performancës që do të miratohen nga qeveria qendrore dhe bashkitë lokale për ofrimin e shërbimeve ujësjellës-kanalizime.

Eksperti ndërkombëtar për kërkesën e ujit nga Projekti PLGP, Z. Bambos Charalambous, prezantoi planin afatshkurtër të veprimit për uljen e ujit pa të ardhura, plan që u hartua me asistencën e Projektit, në Konferencën e 6-të Ballkanike “Uji dhe Natyra” që u organizua në Tiranë.

“Ka vështirësi jashtëzakonisht të mëdha për reduktimin e ujit pa të ardhura, veçanërisht të humbjeve fizike, nën regjimin aktual operative të furnizimit me orar në Shqipëri. Është nevojë urgjente të krijohen strukturat e nevojshme dhe të prezantohen sisteme për menaxhimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit në situatën aktuale të furnizimit me ujë. Plani afatshkurtër 3-vjeçar i veprimit synon pakësimin e humbjeve tregtare dhe trajton “fitimet e shpejta” me investime të arsyeshme e të realizueshme,” theksoi Z. Charalambous gjatë prezantimit të tij.

Plani afatshkurtër i veprimit për reduktimin e ujit pa të ardhura propozon ndërhyrje në matjen e ujit me shumicë, klientët pa matës, bazën e të dhënave të klientëve, përdorimin e paautorizuar, matësit e dëmtuar të klientëve, bazën e të dhënave për faturimin e klientëve, gabimet në faturim, klientët e mëdhenj, hartografimin, dhe kontrollin e rrjedhjeve aktive.

 

Foto: http://balkansjointconference.org

 

Comments are closed.