Bashkitë dhe siguria e qytetarëve
28 Prill, 2020
Konferenca Kombëtare “Shpalosja e Potencialit: Analiza e Ndjeshmërisë Gjinore në Zinxhirin e Vlerës për të Zhvilluar Politika dhe Programe Ekonomike dhe Zhvillimore më të Mira”
28 Prill, 2020

Nga Erald Lamja

Rritja ekonomike dhe tregjet që e mundësojnë këtë rritje janë një nga faktorët më të dokumentuar për uljen e varfërisë. Tregjet janë instrumenti nëpërmjet të cilit gratë dhe burrat marrin pjesë në aktivitete ekonomike. Megjithatë, supozimi se tregjet dhe rritja janë me fitim për të gjithë nuk do të thotë se të gjitha format e rritjes ekonomike na sjellin rezultate të njëjta. Diskriminimi gjinor nënkupton se përfitimet dhe fitimet shkojnë tek aktorët me përvojë në sistemet e tregut dhe jo tek ata që kanë nevojë më shumë për to.

Roli i grave në zinxhirin e vlerës në Shqipëri kanë rëndësi jetike për zhvillimin e sistemit të tregut, veçanërisht në zinxhirin e vlerës bujqësore dhe rurale, por me rëndësi përherë e më të madhe edhe për sektorin e prodhimit të veshjeve, ku gratë përbëjnë përqindjen më të madhe të fuqisë punëtore.

Gratë dhe burrat priren të përfshihen në faza të ndryshme të zinxhirit. Në përgjithësi, roli i grave është më pak i evidentueshme për politikëbërësit dhe ekspertët e zhvillimit ekonomik, edhe pse janë pikërisht gratë ato që sigurojnë lidhjen e pazëvendësueshme ku ndodhin apo mundësohen ndryshimet me qëllim që të bëhet i mundur zhvillimi i vlerës.

Zinxhiri i vlerës me ndjeshmëri gjinore dhe zhvillimi i sistemit të tregut mund të përdoren si kuadër efikas për përmirësimin e prodhimtarisë dhe konkurrueshmërisë së sektorit duke eliminuar njëkohësisht edhe pengesat me bazë gjinore për pjesëmarrjen e plotë ekonomike për gratë.

Nismat për zhvillimin e zinxhirit të vlerës dhe tregut duhet të marrin parasysh vazhdimisht rolin në shumë aspekte që luajnë gratë si dhe mangësitë e sistemit si dhe të shfrytëzojnë mundësitë për përmirësimin e masave që synojnë transformimin aktiv të normave gjinore dhe mundësive të barabarta për gratë.

Gjatë muajve qershor-shtator 2019, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP)/Gratë, Paqja dhe Siguria (GPS) dhe nënkontraktori i tij Creative Business Solutions (CBS), kryen analiza të zinxhirit të vlerës me ndjeshmëri gjinore në gjashtë bashkitë partnere, Bulqizë, Cërrik, Dibër, Librazhd, Kamzë dhe Pogradec.

Gjetjet e këtij hulumtimi sektorial në nivel vendor e kombëtar i ndërmarrë nga Projekti PLGP nxjerrin në pah se deri tani ndërhyrjeve që synojnë zhvillimin e tregut u mungojnë mundësitë për analizimin e kontributit thelbësor që japin gratë, zhvillimin e sistemeve të tregut që nxisin barazinë gjinore dhe, kështu, të bëjnë të mundur rritjen me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve. Kjo është tejet e vështirë duke qenë se gratë dhe burrat priren të përfshihet në faza të ndryshme të zinxhirit.

Mungesa e analizës me aspekt gjinor nënkupton se pjesë të konsiderueshme të zinxhirit të vlerës, që janë të pazëvendësueshme për përmirësimin e tij, shpesh anashkalohen, në mënyrë të veçantë punët e shtëpisë dhe puna informale. Megjithatë, ka rëndësi të kuptojmë hollësitë që lidhen specifikisht me gjininë për të shpjeguar se si funksionon zinxhiri i vlerës dhe veçanërisht për të evidentuar nyjet kritike ku duhet të ndodhë përmirësimi apo ndryshimi me qëllim që të sigurojmë zhvillimin e zinxhirit si një i tërë.

Projekti PLGP po zbaton programe të vogla për të përmirësuar sistemet e zinxhirit të vlerës në bashkitë partnere nëpërmjet aktiviteteve që garantojnë angazhimin dhe fuqizimin e grave në zinxhirin e vlerës me synim zhvillimin ekonomik vendor dhe përmirësimin e jetës së grave. Programe të tilla janë: Mbështetje për Fuqizimin Ekonomik të Grave në Bimët Aromatike Mjekësore në Bulqizë, Cërrik dhe Dibër; Mbështetje për Fuqizimin Ekonomik të Grave në Zinxhirët e Vlerës në Ushqimet Tradicionale dhe Artizanale në Pogradec; dhe, Mbështetje për Fuqizimin Ekonomik të Grave në Zinxhirin e Vlerës të Mjaltit në Librazhd dhe Pogradec.

Këto aktivitete synojnë trajtimin në aspektin gjinor të një numri të madh grash fermerë, punëtore, prodhuese, veçanërisht gratë e varfra, vulberable dhe të margjinalizuara, të cilat janë të punësuara dhe/ose vetëpunësuara formalisht apo realisht, marrin pjesë në zinxhirët e vlerës dhe tregje, sigurojnë shumë të ardhura, dhe gëzojnë sigurinë ekonomike.

Zhvillimi gjithëpërfshirës i sektorit privat arritët me anë të (i) mbështetjes për krijimin e vendeve të punës; (ii) rritjen e numrit të grave të varfra, vulnerable, dhe të margjinalizuara në tregun e punës, në prodhim, përpunim dhe marketing; dhe (iii) rritjen e prodhimtarisë dhe konkurrueshmërisë së produkteve të prodhojnë këto gra.

Comments are closed.