Këshilli i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë Elbasan
Prill 25, 2018
Apelimi Tatimor në Nivel Vendor
Maj 15, 2018

27-28 prill 2018 – Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore organizoi një seminar 2-ditor në Bulqizë me 25 nxënës të shkollave të mesme për të krijuar, mbështetur e fuqizuar Këshillin Rinor të Bulqizës. Ky këshill u identifikua nga Kryetari i Bashkisë, Melaim Damzi, si një mundësi për ngritjen e kapaciteteve vendore për udhëheqje rinore, pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe zhvillimin e komuniteteve vendore. Ky aktivitet është një prej shumë aktiviteteve të organizuara nga Projekti i USAID-it që ndihmojnë të rinjtë të bëhen më aktivë në komunitetet e tyre dhe që nga ana tjetër do të mbrojë shoqërinë nga faktorët nxitës të radikalizimit në Shqipëri.

Në këtë aktivitet, ekspertët e Projektit të USAID-it ndanë njohuritë e tyre me të rinjtë në lidhje me tematika të zhvillimit të të rinjve, si roli  i të rinjve në komunitet dhe shoqëri, pjesëmarrja aktive e të rinjve në vendimmarrje, modele dhe role pozitive të angazhimit të të rinjve, kuadri ligjor në fuqi për organiztatat e të rinjve, struktura dhe funksionimi i këshillave rinore, etj.

Ekspertët e projektit punuan me nxënësit për hartimin e një plani veprimi, në të cilin do të ofrohen udhëzime për veprimtari të mëtejshme në të ardhmen dhe për angazhimin e tyre në aspekte të ndryshme të jetës në komunitet. Projekti i USAID-it do t’i ofrojë mbështetje këtij grupi për institucionalizimin e tij. Duke punuar bashkërisht me këtë këshill rinor, projekti do të hartojë një plan pune për procedurat dhe funksionimin e këtij grupi si dhe një marrëveshje bashkëpunimi për t’u firmosur me Kryetarin e Bashkisë.

Në muajt e ardhshëm, Projekti i USAID-it do të vijojë me trajnime të ndryshme për zhvillimin e të rinjve me qëllim pajisjen e tyre me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme dhe do të vazhdojë të forcojë masat parandaluese të faktorëve të radikalizimit në komunitetin e Bulqizës.

Comments are closed.