Trajnim për MKF për zyrtarët vendorë në Vlorë
27/09/2018
Më shumë të ardhura, më shumë investime në Bashkinë Vorë
12/03/2019

Nga Erald Lamja dhe Nevila Popa – 

Me rreth 16,000 familje, Bashkia e Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve të varfra që jetojnë në asistencë sociale nga qeveria (INSTAT 2017). Gjatë komunizmit, qyteti mbështetej fuqimisht në industrinë e rëndë duke importuar mijëra punëtorë nga i gjithë vendi. Në ditët e sotme, është ende në punë një pjesë e vogël e asaj që dikur ishte fabrika më e madhe në vend ku janë të punësuar disa qindra punëtorë. Elbasani është baza për industrinë e rëndë në Shqipëri, ku janë në punë Uzina e Çelikut, Fabrika e Çimentos, fonderitë e ferrokromit, etj. Gjatë tre dekadave të fundit, interesi i të rinjve për të ndjekur arsimin për metalurgji u tkurr teksa vetë industria u shemb me rënien e komunizmit.

AlbChrome, kompani shqiptare pjesë e Grupit Balfin, është një nga kompanitë që veprojnë në industrinë e ferrokromit. Punëtorët e kësaj kompanie janë në prag të moshës së pensionit dhe kompania po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të aftë. Si rezultat, AlbChrome iu drejtua Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore për ta mbështetur në koordinimin e investimeve të kompanisë në drejtim të arsimit profesional për të siguruar fuqi të të kualifikuar punëtore për fabrikën e ferrokromit. Me përkrahjen e Projektit PLGP, AlbChrome bashkëpunoi me Shkollën e Mesme Profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan për të hapur një klasë metalurgjie/fonderie për vitin akademik 2018-2019.

Në maj të vitit të kaluar, PLGP organizoi “Ditën e Hapur” për nxënësit e klasës 11 për të vizituar Uzinën e Ferrokromit në Elbasan. Në këtë vizitë morën pjesë mbi 50 nxënës të degës mekanike. Vizitën e drejtoi kryeinxhinieri i uzinës. Nxënësit shprehën interesin e tyre duke bërë pyetje të ndryshme dhe duke analizuar mundësitë e punësimit në këtë uzinë.

Projekti i USAID-it bashkëpunoi me Shkollën Profesionale dhe ekipin e AlbChrome për të organizuar një fushatë dhe për të prodhuar një video promocionale për të tërhequr studentët e interesuar. Videoja u përqendrua në profesionet që janë prioritete të shkollës me qëllim rritjen e numrit të regjistrimeve për këtë vit akademik. Në video theksoheshin në mënyrë specifike mundësitë e punësimit tek AlbChrome pas diplomimit nga dega metalurgji/fonderi. Kjo video u transmetua më vonë nga mediat lokale, shkolla, kompania, media sociale e USAID/Shqipëri dhe faqja e internetit e Projektit PLGP.

Si rezultat i kësaj fushate promocionale, në kursin e metalurgjisë/fonderisë u regjistruan 27 nxënës të vitit të tretë të degës mekanike. Ky kurs do të rrisë mundësitë e punësimit për këta studentë që jetojnë në Elbasan dhe rrethinat e tij. Kompania AlbChrome ofron transport falas për nxënësit që vijnë nga rrethinat e Elbasanit. “Shoh interes të madh që tregohet nga nxënësit dhe kjo më motivon shumë,” thotë mësuesi Viron Greco, me profesion inxhinier metalurgjie.
Përveç orëve teorike, nxënësit do të praktikojnë njohuritë e reja në uzinën e fonderisë të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Ata do të punojnë nën mbikëqyrjen nga afër të inxhinierëve të uzinës në mënyrë që të jenë plotësisht të kualifikuar dhe trajnuar për punën në këtë uzinë. Nxënësit e metalurgjisë/fonderisë do të kenë uniforma të veçanta. Në këtë kurs do të japin mësim mësues të kualifikuar, të cilët paguhen nga AlbChrome në këtë projekt ambicioz. Ata do të mbikëqyrin edhe programin e stazhit në uzinën e ferrokromit.

Nxënësit që demonstrojnë aftësi, cilësi dhe movitim do të kenë mundësi të gjejnë punë në njësinë e fonderisë në këtë uzinë. Nxënësit e tjerë që duan të kërkojnë profile drejtuese dhe synojnë të ndjekin studimet universitare në Tiranë do të kenë mundësi të sigurojnë bursë nga vetë kompania.

USAID po punon për të ofruar asistencë teknike të përshtatur për bashkitë dhe sektorin privat me qëllim nxitjen e konkurrueshmërisë dhe krijimit të vendeve të punës. Projekti po bashkëpunon me aktorë publikë e privatë në bashkitë partnere në mbështetje të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

 

Foto nga Erald Lamja

 

Comments are closed.