
“Dua t'i njoh USAID-it meritën e të qenit lider në shtyrjen përpara të procesit të autonomisë vendore.” Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

“Falenderoj USAID/PLGP për kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin, konsultimin dhe finalizimin e Ligjit “Për financat e vetëqeverisjes vendore”. Ky ishte procesi më gjithëpërfshirës e më i plotë i ndërmarrë ndonjëherë për hartimin e një ligji në Shqipëri. Është një shembull i qartë që duhet të ndiqet gjithmonë në çdo process hartimi ligjesh.” Erjon Luçi, Zv. Ministër i Financave dhe Kryetar i Grupit të Punës për Projektligjin

“Falenderoj Projektin e USAID-it për mbështetjen që na ka dhënë në përgatitjen e këtyre materialeve të dobishme informative, që do të na shërbejnë si model që mund të përsëritet në vitet e ardhshme. Për këtë qëllim, po planifikojmë fonde në buxhetin e vitit të ardhshëm.” Olsi Zenaj, Drejtor i Drejtorisë së Taksave në Bashkinë Fier

"Dua të falenderoj Projektin e USAID-it për ftesën për të marrë pjesë në këtë trajnim edhe pse bashkia jonë nuk është bashki partnere e këtij projekti. Për mua ka shumë rëndësi që më jepet mundësia të mësoj nga kolegët e tjerë për sa i përket formave që përdorin ata për zbatimin e ligjit të ri të taksës së pasurisë." Vladimir Mato, Drejtor i Drejtorisë së Taksave - Bashkia Pogradec

"USAID po jep një kontribut të çmuar në përfshirjen dhe fuqizimin e grave në aktivitetet ekonomike bujqësore, duke u përqendruar në veçanti në zinxhirin e vlerës për prodhimin e mjaltit, ushqimit tradicional, artizanatin, dhe veçanërisht në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike."
- Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural