Transformimi i jetës së qytetarëve përmes shërbimeve më të mira
Mars 12, 2019

Projekti USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore nxori së fundi numrin 11 të gazetës së Projektit. Në këtë numër jepen informacione të përditësuara për aktivitete të ndryshme të projektit dhe sukseset e tij. Këtu do të lexoni ndër të tjera: të ardhurat nga burimet e veta të bashkive për më shumë shërbime cilësore, reforma e taksës së pronës, nxitje e dialogut dhe konsultimit ndërqeveritar, rritja e parashikueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së buxheteve vendore, programi i përmirësimit të cilësisë së shërbimit, veprimtari me të rinjtë e Cërrikut dhe Bulqizës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, këshillat e zhvillimit ekonomik vendor, planet vendore për nxitjen e zhvillimit vendor, etj.

Klikoni këtu për të shkarkuar/lexuar gazetën e projektit (PDF).

 

Comments are closed.