cross border management
Bashkëpunimi ndërkufitar për të mbështetur komunitetet e cenueshme
27/04/2020
Arsimi parashkollor ndërthurur me financat dhe qeverisjen vendore
28/04/2020

Nga Elton Stafa

Në vitin 2016, njësitë e vetë-qeverisjes vendore morën të gjithë përgjegjësinë për ofrimin e shërbimit të mbrojtjes dhe mirëqenies sociale për grupet dhe individët më të margjinalizuar në vend. Bashkitë janë tani përgjegjëse për krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale në nivel vendor për një sërë grupesh, si ato me aftësi ndryshe, viktimat e trafikimit dhe dhunës, dhe për të moshuarit.

Administrimi i shërbimeve të tilla është shpesh mjaft i kushtueshëm dhe lidhet me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturave fizike, si shtëpi dhe qendra të shërbimit social, etj. Kalimi i këtyre përgjegjësive ishte i papritur dhe mungesa e planifikimit përgatitor solli vështirësi dhe komplikime për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat hasën shumë sfida që në fillim dhe që kanë mbetur ende të pazgjidhura edhe sot katër vjet më vonë. Edhe sot e kësaj dite, përgjegjësitë ligjore dhe burimet financiare për këtë kompetencë të decentralizuar nuk janë përcaktuar apo rregulluar qartë.

Hendeku i madh mes pritshmërive për këtë shërbim dhe fondeve të pamjaftueshme financiare nga qeveria qendrore kanë sjellë si rezultat shumë mangësi në këtë shërbim duke shkaktuar margjinalizim të mëtejshëm të grupeve në nevojë dhe duke i hapur derën përjashtimit nga komunitetet dhe shtyrjen drejt radikalizimit. Për të ndihmuar politikëbërësit në nivel vendor e qendror në përballimin e sfidave të tilla, Projekti PLGP po harton një dokument politikash “Roli i Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Ofrimin e Mbrojtjes Sociale dhe Kujdesit Shëndetësor”.

Për herë të parë që nga decentralizimi në vitin 2016, ky dokument trajton sfidat kryesore me të cilat përballen politikëbërësit në nivel qendror e vendor për sa i përket rregullimit, administrimit dhe financimit të kompetencave thelbësore të mbrojtjes dhe mbrojtjes sociale. Duke përcaktuar qartë këto përgjegjësi të reja të decentralizuara (së bashku me pengesat në proceset rregullatore dhe financiare), mund të shohim qartë ku gjenden sfidat strukturore.

Duke propozuar një proces të hapur dialogu mes dy niveleve të qeverisjes, së bashku me mekanizma rigorozë financiarë, ky dokument ofron rekomandime për të ecur më tej me axhendën për të kaluar nga përgjegjësitë për ofrimin e shërbimit në zbatimin e tij me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Me përfundimin e këtij dokumenti, gjetjet do t’ju bëhen prezent aktorëve kryesorë nëpërmjet një takimin virtual online për të diskutuar rrugën drejt përmirësimit të kuadrit ligjor dhe financiar për këto përgjegjësi jetike për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Comments are closed.