Ajdi dhe Fatri, Dy të Rinj – Një Vizion
15/08/2018
Çfarë na mëson përvoja
15/08/2018

Ndarja dhe shpërndarja falas e materialeve të trajnimeve dhe asistencës teknike nga Projekti i USAID-it kanë ndikim afatgjatë në Shqipëri.

Kur Greta Kukeli nisi studimet për Planifikim Urban në Universitetin Polis, ajo e bëri këtë zgjedhje me shpresë se do të ishte në gjendje më vonë që njohuritë e fituara t’i aplikonte tek problemet praktike. Ajo e kishte kuptuar se nuk ishte gjithnjë e lehtë të gjeje rrugën nga teoria në praktikë. Fatmirësisht, Universiteti Polis ofronte një zgjidhje. Si pjesë të diplomës Greta realizoi një projekt në grup për të përcaktuar si mund të kapej rritja e vlerës së tokës private me instrumente novatore financiare dhe kjo rritje të përdorej për të financuar rigjenerimin e një lagjeje në Tiranë. Puna që bëri si pjesë e projektit “nuk ishte më teori”, thotë ajo.

Nevoja për përmirësimin e rrugëve, kanalizimeve, dhe objekteve të tjera infrastrukturore përbën sfidë për planifikimin dhe zhvillimin hapësinor në Shqipëri. Vendi po urbanizohet me shpejtësi, por bashkitë kanë mungesë fondesh për ndërtimin e veprave të përshtatshme publike. Instrumentet financiare për zhvillimin e tokës ofrojnë një mënyrë që bashkitë me mangësi fondesh të kapin një pjesë të vlerës së rritur të tokës të krijuar nga urbanizimi me qëllim financimin e infrastrukturës së nevojshme. “Ky është planifikimi i fjalës së fundit,” thotë Greta.

Pjesa më e madhe e kërkimeve për aplikimin e instrumenteve novatore financiare në Shqipëri u ndërmor nga Projekti i USAID-it. Në vitin 2015, ky projekt bashkëpunoi me Shkollës Shqiptare të Administratës Publike për të përgatitur materialet e trajnimeve dhe të asistencës teknike për përdorim falas nga të interesuar të tjerë të angazhuar në përmirësimin e efektivitetit të sektorit publik në Shqipëri. Në këto materiale shqyrtohet e gjithë puna 7-vjeçare e Projektit të USAID-it për ngritje kapacitetesh në fusha si ofrimi i shërbimeve publike, planifikimi dhe menaxhimi i projekteve, administrimi i taksave dhe tarifave, përpunimi dhe analizimi i të dhënave, fuqizimi i komunitetit, sistemet e informacionit gjeografik dhe planifikimi urban.

Materialet e trajnimit të Projektit të USAID-it për instrumentet financiare u përgatitën në bashkëpunim me Co-PLAN, një OJQ shqiptare dhe e nënkontraktuar nga Projekti, e angazhuar për planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Punonjësit e kësaj organizate punojnë me urbanistët kombëtarë dhe vendorë për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit urban me efektivitet dhe origjinalitet. Stafi i kësaj organizate, nga ana tjetër, jep mësim edhe tek Universiteti Polis, duke u ofruar kështu studentëve një larmi njohurish praktike, kërkimore dhe akademike. “Duam të përgatisim urbanistë të aftë që kanë kompetenca të mira për trajtimin e sfidave të ndryshme në Shqipëri,” thotë Dr. Godiva Rembeci, Shefe e Departamentit së Menaxhimit Urban në Universitetin Polis.

Të diplomuarit e degës së planifikimit urban nga Universiteti Polis punojnë në shumë bashki, madje edhe në atë të Tiranës, si dhe në institucione qendrore dhe ministri. Ata prezantojnë në këto institucione perspektiva të reja dhe njohuri nga praktikat më të mira të rritjes së qëndrueshme dhe zhvillimit urban, të ideuara nga Projekti i USAID-it. “Ata janë të trajnuar mirë. Janë brezi i ri, e ardhmja e Shqipërisë,” thotë Prof. Dr. Sherif Lushaj, Dekan i Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban në Universitetin Polis.

Materialet e trajnimit të përgatitura nga Projekti i USAID-it jepen falas për përdorim jofitimprurës për të ngritur kapacitetet e sektorit publik. Ndër përfituesit e trajnimeve të Projektit të USAID-it janë kryetarë bashkish, stafi i bashkive dhe ministrive, drejtues dhe punonjës të shoqërive ujësjellës-kanalizime, stafi i Projektit, qytetarë, përfaqësues të organizatave komunitare dhe vullnetarë të Korpusit të Paqes.

Comments are closed.