USAID udhëheq përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor
12/03/2019
Ligji i Buxhetit Vjetor për 2019 u miratua. Po më tej?
12/03/2019

Nga Bekim Murati – 

Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës mes NJQV-ve dhe qeverisë qendrore është baza e përmirësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe të efikasitetit të administratës vendore e qendrore në përgjithësi. Në këtë kuadër, qeveria qendrore krijoi Këshillin Konsultativ Qeverisje Vendore -Qeverisë Qendrore në fund të vitit 2016, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm në progresin e Shqipërisë drejt politikave efikase dhe legjislacionit për decentralizimin.

Në vitin 2017 Këshilli Konsultativ u mblodh dy herë për të diskutuar për projektligjin e Financave të Vetëqeverisjes Vendore dhe Projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2018. Këto takime patën si rezultat përmirësime të mëdha në politika dhe legjislacion para miratimit të tyren nga Kuvendi. Në vitin 2018 Këshilli Konsultativ u mblodh pothuajse çdo muaj ku u diskutuan mbi 54 projektligje e akte nënligjore duke u dhënë mundësinë kryetarëve të 61 bashkive të shprehnin mendimet dhe sugjerimet e tyre para miratimit përfundimtar të projektligjeve dhe akteve nënligjore nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.

“Këshilli Konsultativ përbën tashmë një platformë unike për dialogun dhe një mekanizëm efektiv për konsultimin dypalësh mes dy niveleve të qeverisjes nga i gjithë spektri politik. Kjo u duk dhe nga bashkëpunimi midis dy bashkë-kryetareve të cilat i përkisnin forcave të ndryshme politike,” thotë Bekim Murati, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, që është njëkohësisht edhe Sekretariati Teknik i Këshillit Konsultativ. Kjo agjenci ka luajtur një rol të madh në nxitjen e funksionimit të Këshillit Konsultativ duke institucionalizuar takimet e rregullta çdo muaj, duke forcuar mekanizmin për përcaktimin e diskutimeve, dhe duke zgjeruar numrin e pjesëmarrësve (përfshirë këtu edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Drejtësisë që nuk ishin më parë pjesë e Këshillit Konsultativ). Ndërkohë një nga sfidat mbetet ndjekja e zbatimit të rekomandimeve dhe përmirësimi i standartit të konsultimit.

“Këshilli Konsultativ ka nevojë për një sekretariat të fortë teknik për të bërë punën përgatitore për takime efikase të këtij këshilli dhe për të siguruar që pas takimit ministritë e linjës të angazhohen për të trajtuar komentet dhe sugjerimet e zyrtarëve vendore”, thotë Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore. Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë vitit 2018 dhe është krenare për punën e realizuar deri tani duke bërë që Këshilli të bëhet një institucion i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm në procesin e hartimit të ligjeve në Shqipëri.

“Kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa një partner të angazhuar si Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore”, vazhdon Drejtori i Projektit të USAID-it, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së projektit për vitin 2019.

 

Foto nga Erald Lamja

 

Comments are closed.