Roli i Kryetarit të Bashkisë në zhvillimin ekonomik
Tetor 9, 2019
Përmirësimi i politikave çon në përmirësimin e shërbimeve
Tetor 9, 2019

Përforcimi i dialogut për reformën në financat e qeverisë vendore

Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i mbështetur në të dhëna të sakta, të përditësuara dhe të besueshme mes qeverisë qendrore dhe njësive të vetë-qeverisjes vendore është kyçi i përmirësimit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe për efikasitetin e të gjithë administratës, qoftë ajo vendore apo qendrore. Projekti i USAID-it, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE), ka hartuar dhe botuar një raport me tregues të financave të qeverisjes vendore për vitin fiskal 2018. Ky është raporti i parë zyrtar i hartuar nga MFE që i kushtohet tërësisht analizimit të gjendjes, tendencave dhe performancës së shpenzimeve dhe të ardhurave vendore. Ky raport u përgatit si pjesë e përpjekjeve të MFE për reformën e politikave të mbështetura në të dhëna dhe evidenca me qëllim rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë dhe për të arritur në një përdorim më efikas të burimeve financiare publike në nivel vendor. Raporti ofron një mundësi për të dy nivelet e qeverisjes në Shqipëri për të kuptuar më mirë dhe për të përmirësuar politikat në mënyrë sa më të informuar duke u bazuar në modele të matshme. Po ashtu, duke ofruar informacion lehtësisht të kuptueshëm për burimet e fondeve dhe mënyrën e përdorimit të tyre nga bashkitë, raporti u vjen në ndihmë të qytetarëve dhe grupeve të interesit që duan të kuptojnë më mirë administrimin financiar të bashkisë së tyre, duke lehtësuar kështu edhe më shumë pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen vendore.

Raporti është një dokument i shkëlqyer që ofron një mundësi për të analizuar dhe mbështetur diskutimet për arritjet, mësimet e nxjerra, sfidat dhe hapat e mëtejshëm që janë të nevojshëm për të përmirësuar financimin e bashkive çdo vit. Është hera e parë që MFE harton një raport të tillë dhe jemi të angazhuar ta botojmë një raport të tillë çdo vit, së bashku me konferencën kombëtare, e cila do të shërbejë si platformë e hapur për konsultime në vitet në vazhdim. Në fakt, kjo është një shembull i shkëlqyer se si duhen bërë punët edhe për buxhetin e qeverisë qendrore.” – Erjon Luçi, , Zv. Ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Për të nxitur dialogun e bazuar në të dhëna, PLGP dhe MFE organizuan së bashku Konferencën Kombëtare “Forcimi i dialogut për financat e qeverisjes vendore: Sfida, mundësi, transparencë dhe përgjegjshmëri” në 23 maj të këtij viti, duke sjellë në një tryezë mbi 160 përfaqësues nga MFE, kryetarë bashkish, specialistë dhe ekspertë të financave vendore, organizata të shoqërisë civile, dhe komuniteti i donatorëve. Kjo konferencë erdhi në një moment kritik, duke përkuar kështu me 4-vjetorin e zbatimit të reformës administrative-territoriale dhe përvjetorit të dytë të zbatimit të Ligjit për Financat e Vetë-Qeverisjes Vendore, të cilat janë arritje të rëndësishme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt një qeverisjeje vendore edhe më të fortë. Parë nga kjo perspektivë, konferenca ishte një mundësi e shkëlqyer ku kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive dhe specialistë të financave vendore nga bashkitë të shprehnin shqetësimet e tyre në lidhje me nevojë e vazhdueshme për përmirësimin e financimit të përgjegjësive vendore, për përshpejtimin e procesit të reformës në taksën e pasurisë, për zbatimin e ndarjes së të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për krijimin e instrumenteve të duhura financiare për zhvillimin ekonomik vendor, duke përmirësuar kështu mundësitë për banorët në zonat më të largëta.

Duke kuptuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut të informuar dhe të bazuar te të dhënat, MFE u angazhua të vazhdonte botimin e Raportit për Treguesit e Financave të Qeverisjes Vendore dh për të organizuar një konferencë konsultative vjetore me qëllim analizimin e arritjeve dhe sfidave që ndeshin përpara për përmirësimin e sistemit të financimit. Projekti i USAID-it i ka dhënë mbështetje të gjerë MFE-së në institucionalizimin e dialogut të hapur ndërqeveritar me njësitë e vetëqeverisjes vendore duke vendosur kështu standarde të reja për publikimin e të dhënave, transparencën dhe hartimin e politikave bazuar në informacione.

Comments are closed.