Edukimi i brezit të ri
15/08/2018
Trajnim ndërgjegjësues në Bulqizë dhe Cërrik
04/09/2018

Të dhënat e fundit tregojnë se në dy vitet e fundit të ardhurat nga taksa e pronës dhe tarifat u rritën me 58% në disa bashki që zbatuan teknologjitë e menaxhimit të taksave me mbështetje të Projektit të USAID-it përkundër 11% rritje tek bashkitë e tjera. Kjo rritje përkthehet në miliona dollarë më shumë në këto bashki për shërbime dhe investime publike.

“Shohim të dhëna të prekshme të suksesit të nismave tona pothuajse çdo ditë,” thotë Drejtori i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Kevin Mclaughlin, “ku mund të përmendim disa fusha me rritje të produktivitetit, rritje të ardhurash dhe fuqizim të njerëzve nëpërmjet informimit.”

Kur Projekti i USAID-it filloi nga puna në vitin 2012 në Shqipëri, njësitë e qeverisje vendore kishin autonomi të kufizuar politike dhe kompetenca edhe më të kufizuara fiskale dhe administrative. Mangësitë në legjislacion bënin që përgjegjësitë kombëtare/vendore të kishin burime të pamjaftueshme financiare, të cilat cenonin kapacitetet e bashkive për të ofruar shërbime.

Projekti i USAID-it ndihmoi qeverinë qendrore në hartimin e ligjeve kryesore për reformën territoriale, nga e cila 373 NJQV u shkrinë për të formuar 61 bashki, për decentralizimin fiskal, nga e cila bashkive iu dha më shumë kontroll mbi financat e tyre dhe për financat e qeverisjes vendore, ligj që u dha bashkive një shumë më të madhe vjetore nga fondet e grantit të pakushtëzuar. Projekti ka trajnuar shumë zyrtarë vendorë për të zbatuar sa më mirë këto ligje dhe për të ofruar shërbime efektive publike. Po ashtu, theks i veçantë i është kushtuar angazhimit qytetar.

“Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të jashtëzakonshme,” thotë z. Mclaughlin. Suksesi i matshëm i Projektit të USAID-it në ndihmë të NJQV-ve për të orientuar këtë ndryshim ka bërë që të merren mësime e përvoja mjaft të vlefshme.

“Nuk ka asgjë të rastësishme në atë që bëjmë ne. Qasja jonë gjithëpërfshirëse mundëson një balancë efikase mes aspekteve të ndryshme të ndërhyrjes sonë: legjislacioni, ngritja e kapaciteteve institucionale, ofrimi i shërbimeve publike, fuqizimi i qytetarëve, trajnimi për shkrimin e projekt propozimeve, partneriteti publik-privat, dhe rritja e të ardhurave vendore nga burimet e veta. Qasja jonë maksimizon efektivitetin e qeverisjes, teksa një aspekt përforcon tjetrin.

Po punojmë shumë mirë me shumë bashki me një kuadër të miratuar, ku shprehet angazhimi i përbashkët dhe ku qartësohen fushat e përgjegjësisë e mundësohet bashkëpunimi. Punojmë intensivisht me 13 bashki partnere dhe shpesh i ndajmë gjetjet tona me të 61 bashkitë e vendit. Punojmë me to për të zgjidhur probleme praktike në fusha të tilla si planifikimi urban, zhvillimi ekonomik, menaxhimi i sistemit të ujësjellësit, dhe mbledhja e taksës së pronës. Ka shumë mundësi për shkëmbime përvojash me qëllim që të kuptohen njësoj nga të gjithë problemet e përbashkëta.

Ia kemi arritur të çojmë më tej qasjen dhe investimin tonë gjatë gjithë kësaj periudhe. Arritja dhe ruajtja e ndryshimit institucional është përpjekje afatgjate për inkurajimin dhe nxitjen e modeleve të reja të sjelljes, me qëllim që ato të përhapen në të gjithë institucionin deri sa të bëhen të përditshme dhe të përmirësohet performanca e përgjithshme.

Qasja jonë e bazuar në evidenca përfshin jo vetëm ndarjen e praktikave më të mira ndërkombëtare por edhe krijimin e të dhënave origjinale. Shpesh në debatet politike apo planifikimin praktik, të dhënat e rëndësishme ose nuk gjenden ose janë të pabesueshme për të na dhënë perspektivën e duhur. Për të mos bërë argumente të pabaza apo për të mos rrezikuar realizimin e një produkti që nuk është i cilësisë së lartë, ne bëjmë kërkimet tona, analizojmë gjetjet, hartojmë raportet dhe materialet e tjera dhe i ndajmë me të tjerë gjetjet dhe metodologjinë që përdorëm për t’i realizuar ato.

‘P’-ja e parë në akronimet PLGP qëndron për ‘Projekt’, por në fakt duhet të jetë ‘Proces’, thotë McLaughlin. Jemi zhvilluar as shumë sa procesi na udhëzon si t’i shpërndajmë burimet dhe si të përmbushim nevojat praktike.”

“Metoda jonë e punës e bazuar në procese na bën të mundur të shqyrtojmë plotësisht burimet që nevojiten dhe kontekstin ku duhet të përdoren ato – ligjet, politikat dhe kufizimet e shumta që aplikohen.” – Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore

Comments are closed.