Udhëtimi studimor në Korçë shërben si mundësi për ndarjen e njohurive për stafin e shoqërive të tjera UK në Shqipëri
Mars 12, 2019
Mbështetje bashkive për sigurim fondesh për projekte strategjike
Mars 12, 2019

Nga Erald Lamja – 

Më 9 dhjetor 2018, Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, u dorëzoi çelësat e 10 apartamenteve grave në nevojë.

“Jam përpjekur gjithë jetën të kem një shtëpi timen, por vetëm tani kemi një çati mbi kokë e më së fundi të jem e sigurt për fëmijët e mi”, tha Etleva, nënë e vetme e tre fëmijëve teksa lotë gëzimi i rridhnin në faqe.

Për 3 vite me radhë (2015-2017) Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka kryer vlerësimet e komunitetit për qeverisjen në 16 bashki për të bërë të mundur që qytetarët të thonë nevojat dhe prioritetet e tyre për sa i përket shërbimeve publike dhe sociale, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik vendor.

Gjatë këtij procesi në Patos në vitin 2017, një nga shqetësimet dhe nevojat kryesore që ngritën banorët ishte mungesa e banesave sociale për gratë në nevojë. Projekti i USAID-it ka kënaqësinë të raportojë se Bashkia e Patosit iu përgjigj menjëherë këtij shqetësimi të qytetarëve.

Me mbështetje financiare nga qeverisë shqiptare, bashkia ia arriti që në një periudhë 6-mujore të shndërronte një ndërtesë të braktisur në pronësi të bashkisë (ish kopsht) në një ndërtesë moderne me 12 apartamente, nga të cilat 10 apartamente iu dhanë 10 familjeve në nevojë dhe dy u mbajtën për përdorim emergjent. Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, këto apartamente iu dhanë familjeve në nevojë.

Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen vendore është një instrument dhe mekanizëm vlerësimi që u bën të mundur qytetarëve të thonë nevojat dhe prioritetet e tyre për sa i përket shërbimeve publike dhe sociale, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik vendor. Ai është një instrument i fuqishëm dhe mjaft i dobishëm në ndihmë të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, qeverisjes së mirë dhe rezultateve të zhvillimit nëpërmjet llogaridhënies para publikut. Ka rëndësi për qeverisjen vendore që qytetarët të kenë zërin e tyre në vendimmarrje dhe të përcaktojnë prioritet në lidhje me çështje që ndikojnë në jetën e tyre. Ata duhet të angazhohen vazhdimisht në procesin e vendimmarrjes për problematika që kanë të bëjnë me komunitetin e tyre.

 

Foto nga Erald Lamja

 

Comments are closed.