#TiNukJeVetëm – Dera e Hapur për Viktimat e Dhunës në Familje
29 Prill, 2020
Programi i Biznesit të Vogël për Gratë përdor dërgesën digjitale për të kapërcyer kufizimet e Covid-19
29 Prill, 2020

Nga Erald Lamja

Gratë janë të pranishme në të gjithë zinxhirët e vlerave dhe tregjet shqiptare duke kryer funksione të rëndësishme. Edhe pse si sektori publik ashtu edhe ai privat kanë mundësi të shumta për të rritur potencialin e tregut duke u bërë atë më gjithëpërfshirës, ​​ka ende shumë pengesa që bëjnë të pamundur arritjen e një gjëje të tillë.

Analizat e zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore (AZVNGJ) dhe zhvillimi i mëtejshëm i tregut ofrojnë një rrugë të mundshme për të kapërcyer shumë prej këtyre pengesave, duke zhbllokuar potencialin e plotë të ekonomisë shqiptare. Këto qasje shkojnë përtej detyrimit të përmbushjes së kuotave për pjesëmarrje dhe përpiqen të “nivelojnë fushën e lojës”, duke u dhënë grave dhe burrave të njëjtën shans për sukses ekonomik. Kjo mund të përfshijë masa të tilla si rritja e mundësive që gratë të kenë më shumë akses te fondet, sigurimi i kujdesit për fëmijët për t’u bërë të mundur grave që të punojnë jashtë shtëpisë, ose formalizimi i aktiviteteve të të ardhurave të cilat nuk ishin të formalizuara më parë.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se analiza e zinxhirit të vlerës synon vetëm për gratë, por që të gjitha llojet e nismave sektoriale për zhvillim duhet të hartohen dhe financohen duke marrë parasysh dhe trajtuar situatën, pozicionin dhe nevojat e ndryshme të grave dhe burrave.

Qëllimi parësor i analizës së zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore dhe i zhvillimit të sistemit të tregut është të identifikojë dhe promovojë skenarët me fitim të ndërsjellë që të garantojë qëndrueshmërinë e tregut. Këto janë mundësi zhvillimi që trajtojnë problemet në një zinxhir vlerash teksa merren edhe me pabarazitë gjinore brenda dhe përgjatë këtij zinxhiri. Skenarët e mundshëm me ndjeshmëri gjinore me fitim të ndërsjellë krijohen për të rritur njëkohësisht produktivitetin dhe për të ulur pasigurinë dhe cenueshmërinë e grave dhe burrave.

Pasi të kemi kuptuar se analiza e zinxhirit të vlerës është e rëndësishme, na lind pyetja, “Si ta bëjmë?”. Konkretisht, AZVNGJ është një qasje me shumë të papritura dhe përfshin veprime dhe angazhim në nivel makro, meso dhe mikro.

Veprimet në nivel makro, si politikat dhe programimi për zhvillimin e qëndrueshëm të zinxhirit të vlerës dhe të tregut, kërkojnë angazhim për ndryshimin e “status quo”-së së pabarazisë midis grave dhe burrave, dhe pranim politik të faktit që pabarazia gjinore ka një ndikim shumë negativ mbi zhvillimin.

Udhëheqje kombëtare duhet të tregojë vullnet politik për mbështetjen për qasjet e ndjeshmërisë gjinore në zhvillimin sektorial, duke burimet dhe personelin. Marrja e masave të koordinuara që nxjerrin në pah ndikimin e politikave kombëtare lidhur me barazinë midis grave dhe burrave ndërmjet sektorëve ka rëndësi kritike për të siguruar një qasje të unifikuar.

Përveç ndryshimit të politikave, duhet të realizohet edhe angazhimin për mbledhjen, monitorimin dhe raportimin e të dhënave. Angazhimi i qenësishëm nga qeverisja vendore dhe aktorët e zhvillimit ekonomikë kërkon që të caktohen burime njerëzore dhe të ofrohet mbështetje teknike për identifikimin, mbledhjen, monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e të dhënave të ndara sipas gjinive, në lidhje me të gjithë aspektet e zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes ekonomike. Këto të dhëna të rëndësishme shpesh mungojnë në Shqipëri dhe do të mundësonin një panoramë më të qartë për të ndihmuar në zhvillimin gjithëpërfshirës në të ardhmen. Së fundi, skemat kombëtare për zhvillimin e sipërmarrjes do të duhet të kenë një qasje më përfshirëse duke identifikuar dhe synuar aktorët më pak të dukshëm si dhe ata informalë në zinxhirët e vlerës – kryesisht gratë. Kjo nënkupton modifikimin e kritereve të përzgjedhjes, shpërndarjen e informacionit te grupet e synuara, si dhe ofrimin e mbështetës efektive, në mënyrë që ata të mund të shfrytëzojnë dhe të mund të përfitojnë nga skemat kombëtare.

Në Shqipëri, ashtu si edhe gjetkë, mbështetja vendore për qasjet me ndjeshmëri gjinore ndaj zinxhirëve të vlerës dhe zhvillimit të tregut ka rëndësi kritike për lidhjen efikase të politikave kombëtare me aktorët në nivel vendor. Në nivel mëso, kjo mund të realizohet duke ofruar trajnime për qasjet me ndjeshmëri gjinore dhe mobilizimin e organizatave të përfshira në mbështetjen e grupeve të nën-përfaqësuara. Zyrtarët vendorë mund të përfshihen në AZVNGJ dhe zhvillimin e tregut në përputhje me nismat e turizmit ose programet e certifikimit me origjinë rajonale. Duhet të merren parasysh rolet dhe përgjegjësitë e shumta ekzistuese të grave në mënyrë që të mos rrisin ngarkesën e kohës dhe të mos dëmtojnë më tej aftësinë për të kapur mundësitë ekonomike. Së fundi, bashkitë mund të mbështesin krijimin e grupeve të prodhimit për të siguruar si cilësinë e produkteve ashtu edhe t’u mundësojnë grave të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës (për shembull, duke mbështetur krijimin e një punishteje për përpunimin e mjaltit). Në përgjithësi, këto nisma të nivelit meso duhet të promovojnë rritjen ekonomike në lidhje me përfshirjen ekonomike të grave, duke hapur kështu derën për veprime transformuese dhe ribalancimin e normave të pabarabarta gjinore.

Së fundi, në nivel mikro, aktorët, organizatat dhe institucionet që ofrojnë shërbime mbështetëse për zhvillimin lokal, kanë nevojë për njohuri dhe mjete praktike për të adresuar problemet e pabarazisë gjinore në zhvillimin e kompanive dhe tregut. Aksesi tek kontribuuesit më pak të dukshëm në zinxhirin e vlerës dhe në treg, dhe kuptimi i rolit dhe potencialit të tyre për të përmirësuar kushtet e jetesës përmes zhvillimit të zinxhirit të vlerës, është një pjesë e rëndësishme për përmirësimin e efiçencës dhe efektivitetit të tregjeve, e për pasojë është gjithashtu çelësi për zhvillimin ekonomik vendor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Në nivelin mikro, aktorët mund të përdorin një proces që i përshtatet nevojave të tyre dhe burimeve që kanë në dispozicion për zhvillimin e zinxhirit të vlerës dhe tregut.

Strategjitë kryesore të përmirësimit të ndjeshmërisë gjinore për të gjitha nivelet e zhvillimit janë ato që bazohen në rolet e grave duke formalizuar detyrat e tyre tradicionale dhe duke krijuar hapësirë për gratë përmes stimulimit të sipërmarrjes. Duke u organizuar për ndryshim, aktorët mund të luftojnë diskriminimin gjinor tek shkaqet e tij bazë brenda familjes dhe komuniteteve: Gratë dhe burrat duhet të organizohen për të mundësuar ndryshime. Kjo përfshin ndërhyrje në të gjithë zinxhirin, duke synuar eliminimin e kufizimeve strukturore si dhe duke mbështetur burimeve njerëzore (besimi, vetëvlerësimi, aftësitë dhe zhvillimi i kapaciteteve). Së fundi, si një strategji që synon të gjithë zinxhirin, praktikuesit mund të miratojnë standarde, çertifikime dhe etiketa. Kjo qasje është unike, pasi lidhet me konsumatorin dhe synon kontekstin e zinxhirit – vendosjen e standardit për atë që merr pjesë në zinxhir dhe mënyrën e angazhimit.

Ka shumë pjesë që duhen bashkuar për këto ndërhyrje dhe të gjitha ato kërkojnë një bazë të fortë në praktikat me ndjeshmëri gjinore. Për këtë qëllim, Projekti PLGP ka hartuar një dokument politikash me titull “Qasjet sipas Ndjeshmërisë Gjinore në Zhvillimin e Zinxhirit të Vlerës: Dokument Politikash” si dhe një “Udhëzues për praktikuesit dhe Grupet e Interesit për përfshirjen e grave në zhvillimin e zinxhirit të vlerave në Shqipëri”. Kur përdoren në të njëjtën kohë, këto dokumente bëhen burime të nevojshme edukimi për të ecur përpara drejt një zhvillimi ekonomik më gjithëpërfshirës dhe me ndikim në Shqipëri.

Comments are closed.