20-Vjetori i Komisionit Qytetar të Kuçovës
Qershor 22, 2018
Financimi i funksioneve të veta të reja të njësive të qeverisjes vendore
Qershor 22, 2018

Falë ndihmës së USAID-it, AlbChrome dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Ali Muftiu” në Elbasan po bashkëpunojnë për krijimin e një klase metalurgjie/fonderie me të paktën 20 nxënës të klasës së 12-të. Nxënësit e diplomuar nga kjo klasë do të kenë të siguruar punë nga AlbChrome.

Më 24 maj 2018, Projekti PLGP organizoi “Ditën e Hapur” për nxënësit e klasës së 11-të të Shkollës së Mesme Profesionale “Ali Muftiu” për të vizituar Fabrikën e Ferrokromit në Elbasan. Mbi 50 studentë të degës së mekanikës morën pjesë në këtë udhëtim studimor në terren dhe në një tur prezantues të ofruar nga krye inxhinieri i fabrikës. Nxënësit shprehën interesin e tyre duke bërë pyetje të ndryshme dhe parë edhe disa nga mundësitë e punësimit në këtë fabrikë pas përfundimit të shkollës. Pas kësaj vizite në fabrikë dhe ndërgjegjësimit të bërë në bashkëpunim me Projektin PLGP, 21 nxënës shprehën interesin dhe dëshirën e tyre për t’u regjistruar në degën e metalurgjisë/fonderisë për herë të parë në historinë e kësaj shkolle.

Nga ana tjetër, Projekti PLGP po ndihmon këtë shkollë si dhe Kompaninë AlbChrome për përgatitjen e një videoje promovuese duke u fokusuar në profesionet parësore të shkollës me qëllimin përfundimtar të rritjes së numrit të regjistrimit në këtë shkollë profesionale. Më 30 maj 2018, PLGP bashkëpunoi me shkollën dhe ekipin AlbChrome për të filluar xhirimin e filmave në shkollën profesionale dhe Fabrikën e Ferrokromit. Në videon e realizuar promovohet në mënyrë specifike programi i punësimit i drejtuar bashkërisht nga AlbChrome dhe shkolla dhe evidentohen mundësitë e punësimit tek AlbChrome pas diplomimit nga dega metalurgji/fonderi e shkollës profesionale.

Comments are closed.