Aftësim i mëtejshëm i urbanistëve të bashkive
Qershor 22, 2018
Aftësi për nevojat e tregut të punës
Qershor 22, 2018

Bashkia Kuçovë dhe USAID festojnë së bashku 20-vjetorin e krijimit të Komisionit Këshillimor Qytetar të Kuçovës.

I krijuar me mbështetjen e USAID-it në vitin 1998, Komisioni Këshillimor Qytetar i Kuçovës ishte grupi i parë vullnetare që u ngrit dhe nisi të funksionojë në Shqipërinë postkomuniste. Ai vazhdon me sukses të jetë shumë aktiv dhe efektiv në përcjelljen e nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve tek bashkia për çështje që lidhen me buxhetimin me pjesëmarrje vendore, planifikimin e investimeve infrastrukturore, informimin dhe komunikimin me qytetarët, si dhe aspekte të tjera të jetës dhe zhvillimit vendor.

Në ceremoninë festive morën pjesë mbi se 100 vetë që përfaqësonin institucione të ndryshme vendore dhe rajonale, përfshirë këtu edhe kryetarët e bashkive fqinje, anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të komisionit, përfaqësues të Qendrës Rinore të Kuçovës, këshilltarë bashkiakë, staf i bashkisë dhe banorë të qytetit.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje festive ishte Përfaqësuesja e USAID/Shqipëri, Dr. Catherine Johnson. Në fjalën e saj përshëndetëse, Dr. Johnson tha se ky mekanizëm nga poshtë lart ishte demokracia në veprim dhe një trashëgimi e punës së USAID-it në Shqipëri. Veprimtaria përfshiu një sërë aktivitetesh në natyrë të kryera nga grupi i të rinjve të Kuçovës dhe një ceremoni vlerësimi për anëtarët aktualë dhe ish-pjesëtarë të palodhur të komisionit. Po ashtu, nënkryetarit në largim, z. Shpëtim Nishani, iu dha një pllakat për angazhimin e vazhdueshëm dhe punën e palodhur e bashkëpunimin me USAID-in për gjatë 20 viteve të tij në detyrë.

Comments are closed.