Permiresimi i qeverisjes vendore

 

Përmirësimi i Qeverisjes Vendore

Projekti PLGP do të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për personelin e 15 njësive vendore të përzgjedhura, për një sërë çështjesh të menaxhimit dhe qeverisjes. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), që do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të qeverisjes elektronike (e-qeverisja). Projekti do t’i ndihmojë këto NJQV të përmirësojnë mbledhjen e taksave; të evidentojnë metoda alternative për rritjen e të ardhurave nga burimet e veta; të administrojnë më mirë pronat nën juridiksionin e pushtetit vendor; si dhe të sigurojnë parashikueshmërinë, saktësinë dhe transparencën e procesit buxhetor të pushtetit vendor. Ai do të ndihmojë NJQVpër të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për funksionet e qeverisjes vendore, për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve si dhe për pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen e pushtetit vendor.

Projekti PLGP do tëmbështesë përmirësimin e strukturave administrative territoriale dhe ndarjen e shpenzimeve nëpërmjet veprimtarive të mëposhtme:

  • Të mundësojë dialogun për ristrukturimin administrativ territorial dhe përputhjen e të dhënave të popullsisë;
  • Të mbështesë ndarjen e shpenzimeve të zhvillimit në bazë të të dhënave të popullsisë dhe ndarjen asimetrike të funksioneve të NJQV-ve sipas sigurimit të mbështetjes për kapacitetet në ofrimin e shërbimeve brenda 15 NJQV-ve që marrin pjesë në projektin PLGP;
  • Të ndihmojë në qartësimin e roleve të niveleve të ndryshme të qeverisjes në lidhje me funksionet e përbashkëta; dhe,
  • Të mbështesë hartimin dhe miratimin e standardeve kombëtare për nivelin e shërbimeve për NJQV-të

PLGP mund të mbështesë përpjekjet për përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe transfertave ndërqeveritare me anë të një sërë veprimtarish sipas komponentëve të projektit. Në komponentin e Hartimit të Politikave të Decentralizimit Fiskal, PLGP mund:

  • Të ndihmojë në përcaktimin e nivelit të transfertave si përqindje e totalit të të ardhurave publike
  • Të ofrojë mbështetje teknike për miratimin e Ligjit për Financat e Qeverisjes Vendore me mbështetje për përditësimin e projekt ligjit aktual
  • Të zhvillojë analizën e ndikimit të ndarjes së TAP/tatim fitimit në barazinë e transfertave ndërqeveritare dhe hartimin e formulave alternative për të siguruar ruajtjen e këtij barazimi
  • Të zhvillojë analizën e efikasitetit të metodave të mbledhjes së taksës së biznesit të vogël dhe taksës së pasurisë
  • Të ndihmojë në qartësimin e përdorimit të Fondit të Zhvillimit Rajonal me mbështetje teknike për kriteret e ndarjes dhe transparencën e procedurave të përzgjedhjes së projekteve
  • Të mbështesë zhvillimin e një formule të re transferimi për transferuat e pakushtëzuara duke u mbështetur në kritere më transparente, më të thjeshta e më objektive
  • Të mbështesë zhvillimin e burimeve të të ardhurave të qeverisjes vendore që lidhen me përmirësimin e planifikimit dhe zhvillimit të përdorimit të tokës
  • Të mbështesë ngritjen e Komisionit të Financave Ndërqeveritare për të siguruar politika në nivelin kombëtar për zhvillimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe transfertave të NJQV-ve

Brenda kuadrit të komponentëve të tjera të Projektit PLGP, mbështetje mund të ofrohet edhe për zhvillimin e mjeteve për përmirësimin e mbledhjes së taksës së pronës, ndihma për kalimin drejt një sistemi të vlerësimit të pronës sipas vlerës së tregut dhe mbështetja për të përdorur taksat dhe tarifat vendore si mjet për përmirësimin e vendimeve mbi zhvillimin e përdorimit të tokës në nivel vendor.

Projekti PLGP mund të nxisë edhe dialogun mes aktorëve kryesorë nga qeveria qendrore, njësitë vendore dhe institucionet financiare për të shqyrtuar kuadrin aktual ligjor dhe për të evidentuar përqasje të reja për huamarrjen. Po ashtu, PLGP ofron mbështetje edhe për punën teknike në aplikimin e metodave që mbështesin zhvillimin e investimeve kapitale dhe planifikimin e përdorimit të tokës brenda kapaciteteve të përgjithshme të huamarrjes vendore.

Me transferimin e pronave në kontrollin vendor, menaxhimi i aseteve publike bëhet një përgjegjësi e rëndësishme vendore. Menaxhimi i duhur i aseteve ka shumë rëndësi për menaxhimin e mirë financiar vendor. Menaxhimi më i mirë i aseteve mund të përmirësojë drejtpërdrejtë shërbimet publike, duke ulur humbjet dhe kostot e panevojshme operative. Për më tepër, duke qenë se procesi i transferimit të pronës së paluajtshme nga qeveria qendrore tek njësitë e qeverisjes vendore po shkon drejt përfundimit, NJQV po hasin sfida të reja, përfshirë këtu regjistrimin e aseteve të transferuara dhe jo vetëm, si dhe mënyrat efikase e krijuese për shfrytëzimin e pasurive të tyre të reja për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e shërbimeve që sigurojnë për qytetarët e tyre. Për të trajtuar këto nevoja, Projekti PLGP i USAID-it do t’i kushtojë vëmendje drejtimeve kryesorë të mëposhtme për pronat publike vendore:

  • Përfundimi i transferimit të pronave nga qeveria qendrore
  • Ndihmë për njësitë vendore partnere në lidhje me regjistrimin e pronave të transferuara
  • Ngritja e kapaciteteve vendore për menaxhimin e aseteve
  • Asistencë teknik për njësitë vendore partnere në lidhje me hartimin e projekteve vendore që përfshijnë përdorimin e pronave publike
  • Asistencë teknike për NJQV dhe QQ në lidhje me rishikimin e legjislacionit aktual apo hartimin e një ligji të ri për administrimin e pronave publike
Saturday the 23rd. USAID/PLGP