Menaxhimi i Shërbimeve Vendore

 

Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore

Në komponentin "Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore", Projekti PLGP do të ndihmojë qeverinë shqiptare dhe bashkitë për të siguruar se ligjet, politikat, procedurat dhe shërbimet të tilla si uji i pijshëm, ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe, veçanërisht, me standardet mjedisore. Ai do të ndihmojë NJQV-të e përzgjedhura dhe bordet e mbikëqyrjes për zhvillimin e aftësive, përcaktimin e roleve, dhe përvetësimin e njohurive të nevojshme për të administruar dhe mbikëqyrur me efektivitet kompanitë që ofrojnë këto shërbime.

Komponenti i III-të i projektit në lidhje me shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve parashikon brenda këtij viti hartimin e Planit të Biznesit për ndërmarrjet ujësjellës-kanalizime, si një instrument kyç që njësitë vendore dhe Këshillat Mbikëqyrës të tyre do të kenë për monitorimin dhe administrimin e këtyre ndërmarrjeve për përmirësimin e këtyre shërbimeve, si dhe të gjendjes financiare të tyre. Në synimin për hartimin për këto ndërmarrje të një plan biznesi real dhe të qëndrueshëm për të ardhmen, PLGP e konsideron mjaft të vlefshme e të nevojshme që të diskutojë dhe ndajë së bashku me njësitë partnere të programit opinionet mbi situatën dhe problematikën kryesore të shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve.

 

 

Thursday the 20th. USAID/PLGP