Administrimi i zhvillimit urban-rajonal

 

Asistencë për Qeverinë Shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e zhvillimit urban dhe rajonal

Projekti PLGP do t’i ofrojë asistencë teknike Qeverisë Shqiptare dhe NJQV-ve të përzgjedhura në zhvillimin e aftësive dhe përvetësimin e njohurive për hartimin e planeve territoriale në përputhje me Ligjin për Planifikimin e Territorit. Ai do t’i ofrojë asistencë teknike Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për hartimin e një kuadri konceptual për Planin Kombëtar të Territorit në përputhje me Ligjin për Planifikimin e Territorit dhe rregulloret në zbatim të tij. Qytetarëve, grupeve të shoqërisë civile, bizneseve dhe OJQ-ve do t’u ofrohen mundësi për të rritur pjesëmarrjen dhe monitorimin e tyre në planifikimin e territorit.

Planifikimi territorial është një nga funksionet ekskluzive të qeverive vendore, në nivelin apo formën e përcaktuar nga legjislacioni i planifikimit. Si rezultat, ndikimi i saj në qeverisjen lokale dhe në reformën e decentralizimit në Shqipëri është i konsiderueshëm.

Disa nga botimet dhe studimet e ndërmarra në kuadër të Projektit PLGP janë si më poshtë:

 

Saturday the 23rd. USAID/PLGP