Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen

.

USAID mbështeti procesin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen në disa bashki të vendit në vitin 2016. Në këto vlerësime jepen perceptimet dhe nevojat e qytetarëve në zonat urbane dhe rurale.

Qëllimi i këtij procesi është përmirësimi i demokracisë vendore përmes fuqizimit të mekanizmave qytetarë. Objektiva specifike të tij synojnë të nxisin ndërveprimin dhe dialogun mes qytetarëve dhe autoriteteve vendore, përmes përfshirjes së prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve në programet dhe buxhetet vendore, duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit dhe duke fuqizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin midis të dyja palëve. Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen u shtri në harkun kohor qershor-nëntor 2016 dhe përfshiu 10 bashki (Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kamëz, Korçë, Kuçovë, Lushnje, Vlorë dhe Shkodër).

Procesi i VKQ-së i ofron bashkive një tablo të qartë të vlerësimit të qytetarëve në lidhje me shërbimet publike, zhvillimin ekonomik, funksionimin e demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut në nivel vendor. Informacioni i përfshirë në këto raporte prezanton ecurinë e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen në bashkitë përkatëse në periudhën qershor-nëntor 2016 dhe përfshin vlerësimin nga ana e komunitetit dhe administratës vendore të performancës së shërbimeve të ofruara në nivel vendor, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e ardhura nga qytetarët.

Kapak raporti të raportit të vlerësimit të komunitetit për qeverisjen

Raporti për secilën bashki mund të shkarkohet më poshtë.

 

Bashkia Berat

Bashkia Elbasan

Bashkia Fier

Bashkia Gjirokastër

Bashkia Kamëz

Bashkia Korçë

Bashkia Kuçovë

Bashkia Lushnje

Bashkia Vlorë

Bashkia Shkodër

 

Shënim: Raportet janë në format PDF.

Saturday the 23rd. USAID/PLGP