Takimi i parë i Grupit të Punës për Decentralizimin

Me mbështetje nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore organizoi takimin e parë të grupit të punës për decentralizimin me synim që:

  • Të prezantojë planet dhe programin e qeverisë shqiptare për reformën e decentralizimit
  • Të angazhojë përfaqësuesit e ministrive të linjës Shqipërisë në diskutime dhe të përcaktojë prioritetet për reformën e decentralizimit
  • Të sigurojë një mundësi për dialog mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qeverisë qendrore për të ndërtuar një Strategji Ndërsektoriale të Decentralizimit
  • T’u prezantojë anëtarëve të grupit të punës për decentralizimin rolin dhe përgjegjësitë e grupit 

Mes pjesëmarrësve në këtë takim ishin Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Z. Bledar Çuçi, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni, Ambasadori i ShBA-ve në Shqipëri, Z. Alexander Arvizu, zv. ministra dhe drejtues të tjerë të lartë të qeverisë shqiptare, kryetarë dhe nënkryetarë bashkish e komunash, anëtarë të grupit të punës për decentralizimin, përfaqësues të shoqërisë civile, donatorëve dhe të interesuar të tjerë. 

Më poshtë jepen prezantimet e bëra në këtë takim të parë të grupit të punës për decentralizimin. 

 

Prezantimi nga Enea Hoti, Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore

Prezantimi nga Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID-it

Prezantimi nga Oriana Arapit, Departamenti i Programit dhe Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj

Historia e decentralizimit në Shqipëri

Udhërrëfyes për Decentralizimin në Shqipëri

Vlerësimi i sektorit

Plani i veprimit për decentralizimin

kickoff-podiumkickoff-attendees

 

 

 

Saturday the 23rd. USAID/PLGP