KKQV në Kuçovë

Kuçova, 15 vjet angazhim civil

Kuçova festoi 15-vjetorin e komisionit të saj këshillimor qytetar vendor. Ky përvjetor është tregues i angazhimit të fortë të qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe në procesin e përcaktimit të përparësive. KKQV e Kuçovës u krijua në vitin 1997 me mbështetjen e USAID-it, dy vjet para miratimit të ligjit organik për qeverisjen vendore, ligj i cili i detyronte njësitë vendore të rrisnin transparencën e veprimtarisë së tyre duke informuar e përfshirë qytetëruat në vendimmarrjen e tyre. Që prej atij viti, bashkia është konsultuar me qytetarët për çështjet dhe zhvillimet kryesore, të tilla si buxheti, paketa fiskale, planifikimi strategjik për zhvillimin ekonomik, planifikimi urban, dhe ofrimi i shërbimeve. Edhe këshilli bashkiak është takuar rregullisht me qytetarët për të shqyrtuar punën e bashkisë dhe për të diskutuar mënyrat në lidhje me përmirësimin e saj.

Për të festuar 15 vjetorin e angazhimit civil në Kuçovë, Kryetari i Bashkisë, z. Bardhyl Gjyzeli organizoi një ceremoni pritjeje me kryetarët e bashkive dhe përfaqësues të NJQV-të fqinje, institucioneve vendore dhe rajonale, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të komisionit këshillimor qytetar vendor. Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Jim Barnhart përgëzoi bashkinë dhe qytetarët e Kuçovës për angazhimin e tyre për një qeverisje vendore sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Projekti PLGP po përdor pikërisht këtë trashëgimi të angazhimit civil ku ka evidentuar sukseset e Kuçovës në këtë drejtim dhe duke e përdorur atë si praktikën më të mirë për ta përhapur edhe një njësitë e tjera vendore partnere të Projektit. Në procesin e krijimit të KKQV-ve, Kuçova shërbeu si model për bashkitë e tjera. Komisioni këshillimor aktual i Kuçovës u mblodh me anëtarë të rinj dhe përbën grupin e parë që institucionalizohet me anë të një marrëveshjeje me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti.


Saturday the 23rd. USAID/PLGP