Ndryshimet në Ligjin për Planifikimn e Territorit

Si ndryshon ligji dhe çfarë thonë ekspertët?

Ligji Nr. 10119, datë 23.04.2009, “Për Planifikimin e Territorit” është ndryshuar gjashtë herë që nga miratimi i tij në vitin 2009. Në fillim u ndryshua për të shtyrë datën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe më pas për të reflektuar interesat e aktorëve kryesorë me kalimin e kohës. Ndryshimet janë bërë edhe në aktet nënligjore të planifikimit të territorit për të siguruara përputhshmërinë me ligjin. Ndryshimet më të rëndësishme (amendamenti më i fundit) u bënë me Ligjin Nr. 110/2013, të miratuar nga Parlamenti në 1 prill 2013 dhe më pas me ndryshimet e Rregullores Nr. 312 për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 481 dhe Rregulloren Nr. 314 për VKM Nr. 502. Ekspertët e planifikimit kanë shprehur shqetësimet e mëposhtme në lidhje me amendamentin e fundit:

  1. Ky amendament nuk u përgatit me një proces të hapur e transparent. Duke qenë se planifikimi hapësinor është kryesisht përgjegjësi e pushtetit vendor (e ndarë mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore sipas kompetencave qeverisëse të territorit), kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit e tjerë të autoriteteve vendore duhet të ishin ftuar dhe të përfshiheshin në procesin e vendimmarrjes.
  2. Amendamenti sjell mbi 50 nene, nga të cilat vetëm 36 janë të reja. Dokumenti nuk ka vazhdimësi, gjë që sjell paqartësi, sepse për të njëjtat koncepte janë përdorur fjalë dhe përkufizime të ndryshme. Arsyetimi i ndryshimeve dhe nenet e reja mbeten të paqarta.
  3. Duke synuar të trajtohen nevoja të caktuar, rishikimet janë bërë në mënyrë të fragmentuar. Kjo përqasje kontribuon në interpretime të ndryshme dhe krijon boshllëqe në pjesët e tjera të ligjit që nuk u ndryshuan.
  4. Qëllimet e përgjithshme të ligjit nuk janë përmirësuar me këtë amendament. Janë hequr nga ligji praktikat më të mira, të tilla si zhvillimi sipas zonës dhe jo zhvillimi sipas parcelës; janë futur konceptet e vjetra si “planifikimi i zonës me përdorim rezidencial (banimi)” në vend të “planifikimit dhe zhvillimit të zonës me përdorim të përzier”.

Çështja më kritike mbetet tendenca për të ndryshuar ligjin, ndërkohë që ai nuk është zbatuar ende. Ky problem ka sjellë dhe mund të sjellë vonesa të tjera në zbatimin e këtij ligji, gjë që mund të nxisë zhvillime të tjera të paligjshme apo ndalimin e atyre të ligjshme.


Saturday the 23rd. USAID/PLGP