Projekti dhe PPP

Mbështetja e PLGP-së për PPP

Partneriteti publik-privat (PPP) ofrojnë një mundësi për NJQV-të për të marrë financime private me qëllim përmirësimi e cilësisë dhe efikasitetit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Për këto lloj sipërmarrjesh, PLGP ka fokusuar përpjekjet e veta në tre drejtime kryesore:

  1. Hartimi i legjislacionit dhe i politikave – zyrtarë të qeverisë qendrore dhe vendore e pranojnë se nevojiten ndryshime në legjislacion për të përmirësuar mjedisin që mundëson PPP-të në Shqipëri. Duke qenë se kjo është një nga fushat ku të dy nivelet e qeverisjes bien dakord për nevojën për përmirësime, Projekti PLGP po punon të lehtësojë diskutimet në këtë drejtim dhe si pjesë e përpjekjeve për decentralizimin.
  2. Trajnim i përgjithshëm dhe asistencë teknike – PLGP po asiston NJQV-të partnere dhe jo-partnere me anë të trajnimeve të përgjithshme dhe botimet për konceptet, proceset dhe legjislacionin në fuqi të PPP-ve.
  3. Asistencë teknike për projekte specifike – PLGP po punon me njësitë partnere në projekte specifike PPP duke ndarë burime të brendshme teknike si dhe duke bashkëpunuar me projekte të tjera të USAID-it dhe/ose donatorë të tjerë.

Në janar të vitit 2013 Projekti PLGP bashkëpunoi me organizatën Assist Impact, të financuar nga USAID, për hartimin e një programi PPP në mbështetje të bashkive partnere. Në kuadër të programit të financuar nga USAID, Ndërtimi i Kapaciteteve Njerëzore dhe Institucionale në Shqipëri, organizata Assist Impact kërkoi propozime nga shoqata vendore për të punuar me tre NJQV me qëllim hartimin e studimeve të fizibilitetit për projekte të vogla PPP dhe në varësi të rezultateve të studimit të fizibilitetit të prokuronte dhe kontraktonte PPP.

Në muajin mars, Assist Impact dhe Projekti PLGP përfunduar vlerësimin e propozimeve për projektet. Tre organizata, ARZH Korçcë, URI dhe Co-Plan, u zgjodhën për të punuar me bashkitë partnere të Korçës, Beratit dhe Fierit për projekte PPP që lidhen me parking publik, riciklimin e mbetjeve dhe ndriçimin publik.

Studimet e fizibilitetit pritet të përfundojnë dhe të prezantohen te këshillat vendore të këtyre bashkive në korrik 2013. Pas kësaj faze, pritet të vazhdohet me prokurimin dhe kontraktimin e projekteve PPP të propozuara, të cilat duhet të përfundojnë në mars të vitit 2014.

Në fillim të këtij viti, PLGP organizoi dy seminare për partneritetin publik-privat (PPP) për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet në nivel vendor. Në seminarin e parë që u organizua në janar morën pjesë mbi 30 përfaqësues nga njësitë vendore partnere të Projektit PLGP. Në këtë seminar pjesëmarrësit u njohën me bazat e PPP-ve për infrastrukturën dhe shërbimet publike. Aty u prezantuan edhe programe të financuara në mbështetje të nismave PPP në nivel vendor. Në këtë takim u nis edhe një diskutim tematik mbi nevojën për përmirësimin e legjislacionit ekzistues dhe/ose hartimin e një kuadri ligjor specifik për PPP-të e reja.

seminarin e dytë, të organizuar në muajin prill, morën pjesë 35 përfaqësues të njësive vendore dhe organizatave vendore që punojnë në fushën e PPP-ve në Shqipëri. Ky seminar mundësoi që pjesëmarrësit të vinin në një emërues të përbashkët për përkufizimin dhe arsyetimin në lidhje me format e PPP-ve, të kuptonin zgjedhjen e projekteve efikase dhe të mësonin më shumë për procesin e PPP-ve. Në seminar u shqyrtuan disa raste të ndryshme studimore nga përvoja e huaj dhe shqiptare, mësimet përkatëse dhe sfidat praktike për administrimin e PPP-ve në Shqipëri.


Friday the 24th. USAID/PLGP