Takimi i parë i Grupit të Punës për Decentralizimin

Me mbështetje nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore organizoi takimin e parë të grupit të punës për decentralizimin me synim që:

  • Të prezantojë planet dhe programin e qeverisë shqiptare për reformën e decentralizimit
  • Të angazhojë përfaqësuesit e ministrive të linjës Shqipërisë në diskutime dhe të përcaktojë prioritetet për reformën e decentralizimit
  • Të sigurojë një mundësi për dialog mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qeverisë qendrore për të ndërtuar një Strategji Ndërsektoriale të Decentralizimit
  • T’u prezantojë anëtarëve të grupit të punës për decentralizimin rolin dhe përgjegjësitë e grupit 

Mes pjesëmarrësve në këtë takim ishin Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Z. Bledar Çuçi, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni, Ambasadori i ShBA-ve në Shqipëri, Z. Alexander Arvizu, zv. ministra dhe drejtues të tjerë të lartë të qeverisë shqiptare, kryetarë dhe nënkryetarë bashkish e komunash, anëtarë të grupit të punës për decentralizimin, përfaqësues të shoqërisë civile, donatorëve dhe të interesuar të tjerë. 

Më poshtë jepen prezantimet e bëra në këtë takim të parë të grupit të punës për decentralizimin. 

Më shumë...

NJQV-të Partnere të Programit PLGP në Panairin NEXPO

A e dini se njësitë qeverisjes vendore në Shqipëri janë pjesë e një rrjeti që përbëhet nga 16 shoqata të qeverisjes vendore, të cilat së bashku përfaqësojnë rreth 9,000 autoritete vendore në Evropën Jug-Lindore? 

Po, NJQV-të e Shqipërisë janë pjesë e NALAS-it, rrjeti i shoqatave të autoriteteve vendore të Evropës Jug-Lindore. Një delegacion i madh me përfaqësues të lartë të njësive vendore morën pjesë aktivisht në Panairin Ndërkombëtar të Bashkive NALAS të organizuar në Rjekë dhe Opatija, Kroaci, në datat 25-27 shtator 2013. Nga bashkitë dhe komunat shqiptare morën pjesë në këtë veprimtari plot 88 kryetarë dhe nënkryetarë të njësive vendore, ndër të cilët bënin pjesë edhe drejtues të NJQV-ve partnere të Programit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP).

Pjesëmarrësit nga Projekti PLGP në Panairin NEXPO

Pjesëmarrësit që përfaqësonin mbi 500 bashki e komuna nga e gjithë Evropa Jug-Lindore dhe më gjerë kishin mundësi të shkëmbenin përvojat e tyre dhe të mësonin nga praktikat më të mira në qeverisjen vendore, në administrimin e bashkive dhe në ofrimin e shërbimeve. Në ditën e parë të panairit, të gjithë kryetarët e bashkive ndoqën seancën “Rruga drejt Integrimit në BE – Eliminimi i pengesave dhe shpalosja e potencialit tonë”, një temë bashkëkohore duke pasur parasysh shpresën e Shqipërisë për të siguruar së shpejti statusin e vendit kandidat për në BE.

Në veprimtaritë e tjera në dy ditët në vazhdim u trajtuan tematika që synonin në mënyrë të veçantë përfaqësuesit vendorë të Shqipërisë. Një seminar u fokusua në decentralizimin fiskal dhe mbledhjen e të ardhurave të veta të NJQV-ve. Ky seminar u organizua falë bashkëpunimit mes Programit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) dhe Programit të Decentralizimit dhe Zhvillimit Vendor të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në seminarin e dytë, të organizuar nga Këshilli i Evropës, u diskutuan përpjekjet për të ndërtuar një platformë pluraliste e të unifikuar për dialog për të zgjedhurit vendorë në Shqipëri. Në të dy këto veprimtari pati diskutime e debate, të cilat kontribuuan në përpjekjet për arritjen e një konsensusi të paanshëm për çështje me rëndësi për qeverisjen vendore.

Me kthimin në atdhe të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të njësive vendore, duket se po ndërtohet konsensusi për një sërë çështjesh me rëndësi për qeverisjen vendore. U ra dakord përgjithësisht se ka një hendek të madh mes kërkesës për shërbime vendore dhe burimeve të disponueshme për ofrimin e këtyre shërbimeve. Madje, ky hendek sa vjen e rritet. Të gjithë ranë dakord me nevojën për një proces konsultativ që do të punonte për arritjen e konsensusit mes qeverisë qendrore dhe NJQV-ve për çështje të decentralizimit. Po ashtu, u ra dakord se kishte nevojë të përditësohej Strategjia Kombëtare e Decentralizimit. Nga ana tjetër, pati mjaft diskutime për planet në lidhje me reformën territoriale dhe një dëshirë e pritshme që zyrtarët vendorë të përfshihen aktivisht në dialogun për këtë reformë të rëndësishme.

 

Në këtë panair u hartua një Raport për Treguesit e Decentralizimit Fiskal. Kliko këtu për ta shkarkuar. (PDF, 1.2 MB)

 

Ndryshimet në Ligjin për Planifikimn e Territorit

Si ndryshon ligji dhe çfarë thonë ekspertët?

Ligji Nr. 10119, datë 23.04.2009, “Për Planifikimin e Territorit” është ndryshuar gjashtë herë që nga miratimi i tij në vitin 2009. Në fillim u ndryshua për të shtyrë datën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe më pas për të reflektuar interesat e aktorëve kryesorë me kalimin e kohës. Ndryshimet janë bërë edhe në aktet nënligjore të planifikimit të territorit për të siguruara përputhshmërinë me ligjin. Ndryshimet më të rëndësishme (amendamenti më i fundit) u bënë me Ligjin Nr. 110/2013, të miratuar nga Parlamenti në 1 prill 2013 dhe më pas me ndryshimet e Rregullores Nr. 312 për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 481 dhe Rregulloren Nr. 314 për VKM Nr. 502. Ekspertët e planifikimit kanë shprehur shqetësimet e mëposhtme

Më shumë...

KKQV në Kuçovë

Kuçova, 15 vjet angazhim civil

Kuçova festoi 15-vjetorin e komisionit të saj këshillimor qytetar vendor. Ky përvjetor është tregues i angazhimit të fortë të qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe në procesin e përcaktimit të përparësive. KKQV e Kuçovës u krijua në vitin 1997 me mbështetjen e USAID-it, dy vjet para miratimit të ligjit organik për qeverisjen vendore, ligj i cili i detyronte njësitë vendore të rrisnin transparencën e veprimtarisë së tyre duke informuar e përfshirë qytetëruat në vendimmarrjen e tyre.

Më shumë...

Projekti dhe PPP

Mbështetja e PLGP-së për PPP

Partneriteti publik-privat (PPP) ofrojnë një mundësi për NJQV-të për të marrë financime private me qëllim përmirësimi e cilësisë dhe efikasitetit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Për këto lloj sipërmarrjesh, PLGP ka fokusuar përpjekjet e veta në tre drejtime kryesore:

  1. Hartimi i legjislacionit dhe i politikave – zyrtarë të qeverisë qendrore dhe vendore e pranojnë se nevojiten ndryshime në legjislacion për të përmirësuar mjedisin që mundëson PPP-të në Shqipëri. Duke qenë se kjo është një nga fushat ku të dy nivelet e qeverisjes bien dakord për nevojën për përmirësime, Projekti PLGP po punon të lehtësojë diskutimet në këtë drejtim dhe si pjesë e përpjekjeve për decentralizimin.
  2. Më shumë...

Saturday the 23rd. USAID/PLGP