Instrumentet Financiare për Zhvillimin e Tokës

fin-inst-alb

Ky dokument ofron alternativa politikash për zbatimin e gjashtë instrumenteve financiare (d.m.th., për rritje të ardhurash) për zhvillimin e tokës, që mund të jenë të përshtatshme për Shqipërinë. Ky dokument u hartua nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore me kërkesë të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Instrumentet financiare janë të përcaktuara në Ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit dhe aktet nënligjore të tij, për t'u përdorur nga NJQV-të për të administruar rritjen urbane dhe rajonale dhe për të financuar infrastrukturën fizike. Ky dokument synon hartuesit e politikave në nivel kombëtar dhe vendor si dhe drejtues e të tjerë të interesuar në formulimin, ndikimin dhe administrimin e politikave në lidhje me: a) Transferimine të Drejtave të Zhvillimit; b) Intensitetin e ndërtimit me kushte; c) Financimin përmes Vlerës së Rritur të Taksës së Pronës; d) Zonat e Zhvillimit të Biznesit; e) Tarifat e Përmirësimit; dhe f) Zonat e Vlerësimit të Veçantë

Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin. (PDF, 774 kb) 

 

Saturday the 23rd. USAID/PLGP