Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020

Ballina e Strategjisë së DecentralizimitStrategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 (SNDQV) paraqet vizionin e qeverisë për forcimin e qeverisjes dhe demokracisë vendore nëpërmjet përparimit të procesit të decentralizimit sipas standardeve evropiane. Qëllimet dhe objektivat e kësaj strategjie përputhen plotësisht me qëllimet dhe objektivat e përgjithshme të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. SKNDQV mishëron qëllimin e programit të qeverisë për ta “shndërruar Shqipërinë në një model që frymëzon paqen dhe zhvillimin në rajon.”

Ministri i Shtetit për Çështjet vendore shpreh mirënjohjen për mbështetjen e madhe të dhënë nga Projekti PLGP/USAID dhe partnerët e zhvillimit, që dhanë kontribut të rëndësishëm me ofrimin e ekspertizës vendase dhe te huaj ne kuadër te kryerjes se studimeve analitike, si pjesë e procesit të hartimit të strategjisë. Një falënderim të veçantë për shoqatat e qeverisjes vendore dhe organizatat jofitimprurëse që u bënë pjesë organike e hartimit të kësaj strategjie.

Kliko këtu për të shkarkuar apo lexuar dokumentin.

 

 

Friday the 24th. USAID/PLGP