Përditësim për Decentralizimin Fiskal në Shqipëri

Përditësim për Decentralizimin Fiskal  në Shqipëri

Ky rishikim i Dokumentit Studimor për Decentralizimin Fiskal në Shqipëri u hartua për të vlerësuar si ka ndryshuar situata gjatë nëntë muajve të ndërhyrjes dhe për të përcaktuar se çfarë ndryshimesh e mundësish të reja ekzistojnë për decentralizimin e mëtejshëm si dhe të identifikojë veprime të menjëhershme që duhet të ndërmarrin PLGP dhe Qeveria shqiptare në bashkëpunim me NJQV-të për të vazhduar më tej përpjekjet për decentralizimin fiskal.Kapaku i dokumentit

Në tetor 2012, Projekti USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) punoi për hartimin e një dokumenti studimor mbi decentralizimin fiskal në Shqipëri në të cilin jepej një pasqyrë gjithëpërfshirëse, vlerësohej situata e qeverisjes vendore në Shqipëri si dhe propozoheshin rekomandime për decentralizimin e mëtejshëm të funksioneve të shërbimeve dhe autoritetit fiskal për njësitë e qeverisjes vendore.

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentin. (PDF, 700 kb)

Saturday the 23rd. USAID/PLGP