Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal

Çështje të decentralizimit fiskal në Shqipëri

Ky Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal në Shqipëri u përgatit nën kujdesin e Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), i financuar nga USAID, në mbështetje të përpjekjeve për të çuar edhe më përpara decentralizimin fiskal në Shqipëri. Ky dokument u hartua për të arritur dy objektiva kryesore:

  1. Të japë një pamje të përgjithshme të situatës aktuale dhe masave të mundshme që mund të merren në konsideratë nga hartuesit e politikave për zbatimin e mëtejshëm të decentralizimit
  2. Të ofrojë një mjet për të nxitur dialogun në nivel qendror dhe vendor dhe ndërtimin e konsensusit për masat e mëtejshme që do të zbatohen në mbështetje dhe vazhdim të përpjekjeve për decentralizimin fiskal në Shqipëri.

Ky dokument shqyrton fushat kryesore të decentralizimit fiskal me vlerësimin e situatës aktuale në mbështetje të decentralizimit dhe një analizë më të hollësishme të fusha kryesore për të përfshirë: 1) kuadrin ligjor, 2) strukturat territoriale administrative dhe ndarjen e shpenzimeve, 3) burimet dhe transfertat ndërqeveritare, dhe 4) huamarrja vendore. Këto çështje trajtohen në seksionet kryesore të këtij dokumenti, me një përmbledhje për secilën prej tyre në Përmbledhjen Ekzekutive.

VLERËSIM I SITUATËS AKTUALE ME DECENTRALIZIMIN FISKAL

Në shqyrtimin e progresit që Shqipëria ka arritur gjatë dekadës së fundit evidentohet një numër i konsiderueshëm i përmirësimeve në sistemin e qeverisjes vendore që ka siguruar edhe bazën për përmirësime të mëtejshme. Megjithatë, në vlerësimin realist duhet të evidentohet se gjatë disa viteve të fundit është bërë pak progres në drejtim të një sistemi më të decentralizuar dhe se nuk janë përmbushur sfidat e ndryshme për të arritur një sistem më të decentralizuar. Vlerësimi i progresit të decentralizimit fiskal mund të përmblidhen me analizën e avantazheve, dobësive, mundësive dhe rreziqeve (SWOT), që jepet me më shumë hollësi në seksionin kryesor të këtij raporti dhe të trajtuara shkurtimisht këtu.

Avantazhet

Avantazhet kryesore në mbështetje të përparimit drejt decentralizimit fiskal janë: 1) miratimi i kuadrit bazë ligjor që përshkruan dhe përcakton kompetencat dhe funksionet e njësive të qeverisjes vendore; 2) ndarja e shpenzimeve është relativisht e qartë me përjashtim të disa funksioneve të përbashkëta; 3) janë përcaktuar të ardhurat nga burimet e veta; 4) grantet e pakushtëzuara janë përpjekur të nxisin barazimin mes njësive të qeverisjes vendore; dhe, 5) janë rritur në përgjithësi kapacitetet e njësive vendore në hartimin e buxhetit dhe përfshirja e qytetarëve

Dobësitë

Megjithatë, edhe me këtë progres gjatë dekadës së fundit ekzistojnë ende disa dobësive që duhet të kapërcehen në disa vitet e ardhshme. Këto dobësi mund të grupohen në tri fusha kryesore: (1) Kuadri Kombëtar i Hartimit të Politikave, (2) Korniza ligjore dhe rregullatore, dhe (3) Kompetencat dhe kapacitetet e Qeverisjes Vendore.Dobësia kryesore në Kuadrin Kombëtare të Hartimit të Politikave është dështimi për miratimin formalisht të një Strategjie Kombëtare për Decentralizim, edhe pse janë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim gjatë viteve të fundit. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së një mekanizmi në nivel kombëtar organizativ për politikat dhe koordinimin që po punon aktivisht për të hartuar këtë dokument të Strategjisë Kombëtare për Decentralizimin. Një tjetër dobësi kontribuar për këtë është ndarja e shoqatave të qeverisjes vendore, e cila pengon zhvillimin e një politike koherente për njësitë e qeverisjes vendore. Këta faktorë kanë frenuar përpjekjet për promovimin e dialogut politik dhe ndërtimit të konsensusit që do të prodhonin një dokument të politikave të decentralizimit në nivel kombëtar.

Edhe pse ka pasur përparim të konsiderueshme në kuadrin e përgjithshëm ligjor me hyrjen në fuqi të ligjeve të ndryshme, dobësia kryesore është një ligj gjithëpërfshirës për financat vendore që do të sigurojë një kuadër më logjik dhe më të qëndrueshëm ligjore. Ligjet ekzistuese kanë disa mangësi të mëdha dhe mospërputhje, të cilat kanë qenë burim i konflikteve në nivel vendor. Në disa raste, si ai i taksës së biznesit të vogël dhe huamarrjes vendore, aktet nënligjore në nivel kombëtar kanë ndikuar që këto instrumente fiskale të mos shfrytëzohen me efikasitet nga njësitë e qeverisjes vendore.
Në nivel të qeverisjes vendore, vazhdimi i një numri të njësive të vogla të qeverisjes vendore që nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime është një problem i vazhdueshëm. Dobësi të tjera që krijojnë paqartësi me strukturat e njësive të qeverisjes vendore janë 1) roli i qarqeve, 2) funksionet e përbashkëta që nuk janë përcaktuar qartë, 3) mungesa e kapaciteti për mbledhjen e disa burimeve të të ardhurave, veçanërisht taksën mbi pronën dhe taksën e biznesit të vogël, dhe 4) paparashikueshmëria e transfertave për njësitë e qeverisjes vendore.

Mundësitë

Identifikimi i dobësive gjithmonë prodhon disa mundësi për përmirësime. Mundësitë kryesore për përmirësimin e situatës fiskale të decentralizimit janë (1) përmirësimi i dialogut mes aktorëve të qeverisjes kombëtare dhe asaj vendore, (2) miratimi i një Ligji për Financat e Pushtetit Vendor që u hartuar disa vite më parë, (3) rishikimi i transfertave ndërqeveritare për të siguruar kritere më objektive, transparente, të qëndrueshme dhe të thjeshta për ndarjen e tyre, dhe (4) rritja e kapacitetit për përmirësimin e të ardhurave të veta të e njësive të qeverisjes vendore.

Rreziqet

Rreziqet kryesore për kapërcimin e dobësive dhe kapjen e mundësive për përmirësime mbeten (1) vazhdimi i ndarjes mes shoqatave të qeverisjes vendore, (2) mungesa e përpjekjeve në nivel kombëtar për të promovuar dialogun politik nëpërmjet strukturave organizative, (3) asnjë përmirësim në kuadrin ligjor për financat vendore për të sqaruar fushat e shpenzimeve, të të ardhurave dhe të transfertave, dhe (4) asnjë përshtatjeve në strukturat administrative territoriale që do të përmirësonte ofrimin e shërbimeve në mënyrë më racionale dhe ekonomike

Mbështetja nga PLGP

Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP), i financuar nga USAID, ka katër komponentë që synojnë përmirësimin e situatës së decentralizimit fiskal në Shqipëri. PLGP do të ofrojë mbështetje në fushat e hartimit të politikave të decentralizimit fiskal duke filluar me këtë dokument studimor të decentralizimit fiskal, dhe duke mbështetur dialogun në nivel vendor e kombëtar për çështjet që evidentohen në këtë dokument me anë të një konference për decentralizimin fiskal dhe diskutimeve të mëpasshme në tryeza të rrumbullakëta që trajtojnë këto çështje me më shumë hollësi në muajt në vazhdim. Projekti ka në plan të ofrojë mbështetje për miratimin e Ligjit për Financat e Qeverisjes Vendore për përmirësimin e sistemit të transfertave ndërqeveritare. Komponentë të tjerë të Projektit PLGP do të trajtojnë përmirësimin e shërbimeve që ofrohen në nivel bashkie dhe komune duke punuar me 15 njësi vendore partnere të këtij projekti.

Kliko këtu për të shkarkuar versionin e plotë. (PDF 2 MB)

 

Friday the 24th. USAID/PLGP