Dokument për Diskutimet mbi Planifikimin e Territorit dhe Ndërtimet Informale

Ky dokument përbën bazën për diskutime tëProjektit të Planifikimit dhe të Qeverisjes Vendore (PLGP) në Shqipëri me aktorët e qeverisë së re për planifikimin e territorit në Shqipëri. Kjo është në përputhje me Komponentin 4 të Planit të Punës të vitit të tretë të Projektit PLGP, në të cilin thuhet: “Në fillim, PLGP do të promovojë dhe ndërmarrë një takim për planifikimin strategjik me institucion(et) e planifikimit kombëtar, të ri-organizuar (si agjenci(të), Ministria ose të dy) për të rishikuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit të përbashkët mes PLGP dhe institucioneve kombëtare të planifikimit. Kjo bazohet në supozimin se institucioni i planifikimit në nivelin qendror do të ri-organizohet në frymën e ligjit, se legjislacioni i planifikimit do të pësojë rishikime ose ndryshime dhe, së fundi, se planifikimi i territorit do të mbetet, në çdo rast, një prioritet i qeverisë së re.”

Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin (në PDF).

Dokument Politikash për Mundësitë e Zbatimit të Taksës së Pasurisë së Paluajtshme në Shqipëri

Çështja e pronave dhe pronësisë ka qenë një nga më të debatueshme dhe më të vjetrat në periudhën e tranzicionit nga sistemi komunist drejt ekonomisë së tregut në Shqipëri. Konfliktet janë të panumërta për sa i përket pronësisë ligjore të pasurive, zënies së paligjshme të tokës, dhe ndërtimeve informale duke u kombinuar edhe me vonesat në zbatimin e një sistemi për regjistrimin e pasurive.

 

Ky dokument politikash nuk synon të trajtojë problemet apo çështjet që lidhen me zbatimin e sistemi të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në nivel qendror. Këto probleme e çështje janë trajtuar në disa raporte të Bankës Botërore dhe nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme nga bashkësia e donatorëve për institucionet qendrore që kanë përgjegjësinë e zgjidhjes së çështjeve të pronave dhe zhvillimin e sistemit të regjistrimit të pasurive sipas dhe ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi.

Ky dokument fokusohet në çështjet që lidhen me zhvillimin e taksës së pasurisë së paluajtshme si burim i rëndësishëm i të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore. Kjo çështje është trajtuar edhe në Dokumentin Studimor të Decentralizimit Fiskal të përgatitur nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP). Janë edhe dy raporte të tjera të përgatitura nga programe të tjera të USAID-t, raporte që evidentojnë e trajtojnë rëndësinë e taksës së pasurisë.

Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin (në PDF).

Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal

Çështje të decentralizimit fiskal në Shqipëri

Ky Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal në Shqipëri u përgatit nën kujdesin e Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), i financuar nga USAID, në mbështetje të përpjekjeve për të çuar edhe më përpara decentralizimin fiskal në Shqipëri. Ky dokument u hartua për të arritur dy objektiva kryesore:

  1. Të japë një pamje të përgjithshme të situatës aktuale dhe masave të mundshme që mund të merren në konsideratë nga hartuesit e politikave për zbatimin e mëtejshëm të decentralizimit
  2. Të ofrojë një mjet për të nxitur dialogun në nivel qendror dhe vendor dhe ndërtimin e konsensusit për masat e mëtejshme që do të zbatohen në mbështetje dhe vazhdim të përpjekjeve për decentralizimin fiskal në Shqipëri.

Më shumë...

Heqja e Taksës së Biznesit të Vogël në Shqipëri: Implikimet dhe Sfidat

Dokumenti është i ndarë në tre pjesë. Pjesa e parë rishikon rëndësinë e taksës për qeverisjen vendore, historinë e regjimit ligjor që ravijëzonte TBV-në dhe pasojat që ndryshimet në këtë regjim kanë lënë tek të ardhurat nga taksat mes njësive të qeverisjes vendore të llojeve dhe përmasave të ndryshme. Pjesa e dytë bën një përmbledhje të gjetjeve kryesore të një sërë intervistave që kemi kryer me punonjës të administratës tatimore të njësive të qeverisjes vendore në dhjetë NJQV ku komponenti i taksës përbën një burim të rëndësishëm për të ardhurat në buxhet. Në këtë pjese ne argumentojmë se si qeverisja vendore përcakton politikat e TBV-së dhe se si merren me administrimin e taksës ato. Duke i trajtuar me të njëjtën rëndësi, këto intervista i përdorim për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet mes administratorëve vendorë dhe qendrorë të taksave si dhe mbi ndërveprimin mes TBV-së dhe TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimin. Dhe në fund, në pjesën e tretë, trajtojmë strategjitë e mundshme në mënyrë që reforma e TBV-së të përdoret për të përmirësuar kulturën e taksës në përgjithësi në Shqipëri.

Më shumë...

Thursday the 20th. USAID/PLGP