Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore - Arritjet

A R.

A R R I T J E T   K R Y E S O R E

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon si në nivelin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të promovuar pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për administrimin e njësive të qeverisjes vendore. Projekti bashkëpunon me 13 njësi të qeverisjes vendore (NJQV) ‘partnere’: Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja, Berati, Kuçova, Patosi, Vlora, Saranda, Elbasani, Korça, Vora, Kamza, duke u fokusuar në katër fusha kryesore:

 

 

Mbështetje për Qeverinë Shqiptare për Zbatimin e Politikave Efektive dhe të Legjislacionit të Decentralizimit

 

Projekti PLGP ndihmon në arritjen e një konsensusi dypalësh për çështje të rëndësisë strategjike për njësitë vendore. Në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit, projekti ndihmon Qeverinë Shqiptare, përfaqësuesit e NJQV-ve, OJQ-ve/ shoqatave të bashkive në marrjen e vendimeve të informuara duke u mbështetur në konsultime gjithëpërfshirëse dhe konsensus të gjerë, çka sjellë një shpërndarje më të drejtë e të barabartë të burimeve dhe përmirësim të shërbimeve të ofruara. Projekti nxit hartimin e një legjislacioni që do t’i bëjë këto konsultime të detyrueshme ligjërisht.

 

Arritjet kryesore të deritanishme:

 

  • Hartoi Dokumentin Studimor për Decentralizimin Fiskal në Shqipëri (tetor 2012), një analizë e plotë që ka udhëzuar politikat dhe veprimet në nivel vendor e qendror në pesë vitet e fundit
  • Ofroi ekspertizë dhe asistencë teknike në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (të miratuar në 2015) që shërben si udhërrëfyes për decentralizimin.
  • Hartoi Ligjin e ri organik të qeverisë shqiptare “Për Vetë-Qeverisjen Vendore” ku përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë e njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri.
  • Hartoi Formulën e Grantit të Pakushtëzuar (të miratuar në 2016) dhe përditësimet e rekomanduara.
  • Mbështeti krijimin dhe funksionimin në 2017 të Këshillit Konsultativ Qeveri qendrore/Qeveri Vendore, që është një element kyç në reformën e qeverisjes vendore dhe struktura e parë zyrtare që detyron qeverinë qendrore të konsultohet me njësitë e qeverisjes vendore për politikat, ligjet dhe çështjet që ndikojnë në qeverisjen vendore.
  • Hartoi dhe mbështeti konsultimin dhe finalizimin e ligjit të parë në vend për për Financat e Qeverisjes Vendore, i miratuar në prill 2017, që mundëson burime të konsiderueshme të tjera për NJQV-të pas reformës territorial (të ardhura të NJQV-ve nga transfertat ndërqeveritare për vitin 2018 dhe më pas do të jetë të paktën 33% më shumë se mesatarja e pesë viteve të fundit) dhe që përmirëson qëndrueshmërinë e sistemit të financave ndërqeveritare, një parakusht më zbatimin me efektivitet të reformave të mësipërme.

 

Përmirësimi i Qeverisjes Vendore

 

Projekti PLGP ofron asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për stafin e 13 NJQV-ve dhe njësive të tyre administrative, për një sërë çështjesh të menaxhimit dhe qeverisjes. Vëmendje e veçantë i është kushtuar teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, që ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve të qeverisjes elektronike (e-qeverisja). Projekti i ndihmon këto NJQV në përmirësimin e mbledhjes së taksave, gjetjen e metodave alternative për rritjen e të ardhurave nga burimet e veta; administrimin më të mirë të aseteve të tyre, si dhe të mundësojë parashikueshmërinë, saktësinë dhe transparencën e procesit të buxhetit vendor. Projekti ndihmon NJQV në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për funksionet e qeverisjes vendore, për të drejtat, përgjegjësitë dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen vendore.

 

Arritjet kryesore të deritanishme:

 

  • Realizoi Vlerësimet e para në Shqipëri “Për Shpenzimet Publike dhe Llogaridhënien Financiare” (PEFA) që si NJQV-të ashtu edhe qeverinë qendrore të evidentojnë avantazhet dhe dobësitë e sistemeve të menaxhimit të financave publike përkundër standardeve të praktikave më të mira ndërkombëtare.
  • Hartoi Manualin për Këshilltarët Vendorë në ndihmë të NJQV-ve dhe këshillave bashkiake për zbatimin e Ligjit të ri organik (Ligji për Vetë-Qeverisjen Vendore) dhe për funksionet pas reformës administrative-territoriale.
  • Projekti PLGP ka krijuar dy instrumente të monitorimit financiar për të ndihmuar bashkitë dhe qytetarët e tyre të mundësojnë qeverisje më transparente e të përgjegjshme nëpërmjet përdorimit të të dhënave të hapura dhe mbështeti Proceset e Buxhetimit me Pjesëmarrje që mundëson dialogun dhe komunikimin mes bashkive si ofrues të shërbimit dhe qytetarëve si përfitues të shërbimit dhe si taksapagues.
  • Për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në veprimtarinë e NJQV-ve dhe për të nxitur angazhimin e qytetarëve në vendimmarrje, Projekti PLGP hartoi Udhëzuesin e Qytetarëve për Buxhetin Vendor për Fierin, Kuçovën dhe Sarandën, në të cilat jepen informacione praktike për të ardhurat, shpenzimet dhe planet strategjike. Po ashtu, PLGP realizoi Projektin e Edukimit dhe Ndërgjegjësimit për Taksat në mbështetje të shërbimit të tatimpaguesve në bashkitë partnere për të nxitur komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe bizneset dhe për të nxitur përmbushjen e detyrimeve tatimore.
  • Realizoi një sërë veprimtarish për ngritjen e kapaciteteve: përmirësimi i operacioneve financiare të bashkive dhe mobilizimin e të ardhurave në realitetin pas reformës territoriale dhe përgatitjen e saktë të projekt-propozimeve për projekte të Bashkimit Evropian (nga fondet IPA), në të cilat trajtohen nevojat vendore.
  • Në mbështetje të rritjes së kapaciteteve të financave dhe taksave vendore, Projekti i USAID-it ka realizuar përmirësime të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të mundësuar përmirësimin e praktikave të mira të menaxhimit, që janë: Sistemi i Informacionit të Administrimit Tatimor (TAIS) në 9 bashki partnere, Sistemi i Informacionit të Administrimit Financiar (FAIS) në 8 bashki partnere, dhe Sistemi i Informacionit Gjeografik (GIS) në 5 bashki partnere.
  • Si rezultat i sisteme të mësipërme, shoqëruar me programet e ndërgjegjësimit për taksat dhe me trajnimet e zyrtarëve vendorë, bashkitë partnere të Projektit PLGP kanë përmirësuar administrimin financiar, përfshirë mbledhjen e taksave, duke sjellë si rezultat një rritje në arkëtime me 20-30%.
  • Hapi Zyrat me Një Ndalesë (sportele unike) në Korçë, Fier, Berat, Sarandë dhe Roskovec, zyra që u bëjnë të mundur bashkive të ofrojnë shërbime më efikase e të përgjegjshme administrative për qytetarët e tyre. Në këto qendra shërbimi me fokus qytetarin ulen kostot e administrimit për bashkitë, ka më pak burokraci, përdoren më mirë burimet njerëzore, ka më shumë të dhëna që bëjnë të mundur vlerësimin e performancës, dhe rritet transparenca duke ulur mundësitë për korrupsion.
  • Për të menaxhuar më mirë asetet vendore dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimit, Projekti PLGP përgatiti tre Studime Fizibiliteti PPP për ndriçimin publik me bashkitë Korçë, Elbasan dhe Kuçovë.
  • Krijoi 15 Komisione Këshillimore Qytetare Vendore, të cilat gjatë kësaj kohe ka arritur të fitojnë besueshmëri dhe konsultohen rregullisht me zyrtarë vendore për çështje si taksat, buxheti vjetor dhe zhvillimi i qytetit.
  • Për të nxitur dialogun qytetar, Projekti PLGP dhe UN Women hanë zbatuar Vlerësimet e Komunitetit për Qeverisjen Vendore në 16 bashki të Shqipërisë si instrument për shqyrtimin e nevojave dhe përparësive të qytetarëve dhe vlerësimin e punës së bashkisë në përmbushjen e këtyre nevojave. Vlerësimi i komunitetit solli si rezultat përmirësimin e shërbimeve të ndryshme, si rrugë, kanalet ujitëse, infrastruktura vendore, ndërtimi i banesave sociale për gratë e dhunuara, dhe mundësi punësimi.

 

  • Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore

 

Projekti PLGP ndihmon qeverinë shqiptare dhe bashkitë për të siguruar se ligjet, politikat, procedurat dhe shërbimet, të tilla si uji i pijshëm, ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato mjedisore. Projekti ndihmon NJQV-të e përzgjedhura dhe bordet e mbikëqyrjes të shoqërive ujësjellës-kanalizime për zhvillimin e aftësive, përcaktimin e roleve, dhe përvetësimin e njohurive të nevojshme për të administruar dhe mbikëqyrur me efektivitet shoqëritë që ofrojnë këto shërbime.

 

Arritjet kryesore të deritanishme:

 

  • I ofroi asistencë të drejtpërdrejtë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në përgatitjen dhe shpërndarjen e udhëzimeve për Riorganizimin e Shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve pas reformës territoriale dhe paketës së reformës në sektorin e ujit.
  • Organizoi dhe realizoi disa trajnime për anëtarët e këshillave mbikëqyrëse/administrative të shoqërive UK, ku qartësohen rolet, autoriteti dhe përgjegjësitë e tyre në administrimin e shoqërive ujësjellës-kanalizime.
  • Përgatiti Plane të Tranzicionit për shoqëritë UK me bashkitë Elbasan, Lushnje, Patos, Tiranë dhe Vlorë, plane që shërbejnë si udhërrëfyes për riorganizimin e shërbimeve ujësjellës-kanalizime.
  • Asistoi gjashtë bashki dhe shoqëri UK në hartimin dhe zbatimin e Planeve 5-Vjeçare të Biznesit (2016-2020) që synojnë të përmirësojnë performancën financiare dhe cilësinë e shërbimeve ujësjellës-kanalizime.
  • Organizoi dhe realizoi një trajnim për modelet e pjesëmarrjes së sektorit privat në sektorin ujësjellës-kanalizime për të gjitha bashkitë partnere dhe shoqëritë e tyre ujësjellës-kanalizime.
  • Hartoi dhe botoi një Guidë për Politikat dhe Direktivat e BE-së për Mbetjet e Ngurta dhe Ujërat e Ndotur dhe organizoi trajnimet përkatëse për të gjitha bashkitë partnere dhe shoqëritë e tyre ujësjellës-kanalizime.
  • Asistoi disa shoqëri UK të bashkive partnere për hartimin dhe zbatimin e veprimtarive për Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimin si dhe përmirësimin e Procedurave të Administrimit të Ankesave të Konsumatorëve.

 

Asistencë për Qeverinë Shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e zhvillimit urban dhe rajonal

 

Projekti PLGP i ofron asistencë teknike Qeverisë Shqiptare dhe NJQV-ve të përzgjedhura në zhvillimin e aftësive dhe përvetësimin e njohurive për hartimin e planeve territoriale në përputhje me Ligjin për Planifikimin e Territorit. Ai i ofron asistencë teknike Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për hartimin e një kuadri konceptual për Planin Kombëtar të Territorit në përputhje me Ligjin për Planifikimin e Territorit dhe rregulloret në zbatim të tij. Qytetarëve, grupeve të shoqërisë civile, bizneseve dhe OJQ-ve po u ofrohen mundësi për të rritur pjesëmarrjen dhe monitorimin e tyre në planifikimin e territorit.

 

Arritjet kryesore të deritanishme:

 

  • Përgatiti pesë planet e para të përgjithshme vendore (PPV) të territorit në Shqipëri, ku trajtohen çështje mjedisore, sociale, ekonomike, demografike dhe infrastrukturore me të cilat do të përballen bashkitë në vitet në vazhdim.
  • Përgatiti termat e referencës dhe i ofroi ekspertizë Ministrisë së Zhvillimit Urban në hartimin dhe miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit.
  • Hartoi një Manual Teknik për Planifikimin e Territorit në ndihmë të bashkive dhe profesionistëve për zbatimin e legjislacionit për planifikimin e territorit.
  • Hartoi një Manual për Planifikimin Gjithëpërfshirës në ndihmë të urbanistëve, institucioneve, dhe qytetarëve për t’u angazhuar në planifikimin gjithëpërfshirës dhe në proceset e zhvillimit të tokës.
  • Mbështeti MZHU në hartimin e Ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të miratuar nga Kuvendi në korrik 2014, nëpërmjet një procesi intensiv me pjesëmarrje të shumë aktorëve.
  • Mbështeti MZHU në hartimin e 4 akteve nënligjore (planifikimi i territori, zhvillimi i territorit, hapësirat publike dhe zbatimi i PPV-ve) të miratuara nga Këshilli i Ministrave gjatë 2014-2016.
  • Krijoi pesë baza të dhënash GIS të territorit të bashkive për të ndihmuar në planifikimin dhe zhvillimin e tokës.
  • Ndihmoi në rishikimin e 12 PPV-ve, të miratuara në nivel vendor e kombëtar në vitin 2012.
  • Hartoi një plan veprimi për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit , rregullore të brendshme dhe vlerësimin institucional gjatë periudhës 2012-2013.
  • Organizoi dhe realizoi një sërë trajnimesh të ndryshme për planifikimin dhe zhvillimin e territorit për urbanistët vendorë, për kryetarët e bashkive, për këshilltarët vendore, komisionet këshillimore qytetare vendore, si dhe për institucionet kombëtare të planifikim (AKPT dhe MZHU).

 

 

 

 

Saturday the 23rd. USAID/PLGP